Ditëve të ngrohta e temperaturave të larta duket se po u vjen fundi.
Java e ardhshme pritet të shoqërohet me ulje të temperaturave, që të hënën do të kapin vlerën minimale -3 gradë në zonat malore, në Tropojë e Gjirokastër.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak informon se ditët e hënë e martë dhe të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ndërsa ditët e mërkurë e enjte moti pritet të kenë reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurta shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike.