Moti për ditën e nesërme parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës dhe pasdite kryesisht në qendër dhe verilindje të vendit.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 7m/sek.
Temperatura maksimale do të kap vlerën 20 gradë Celcius, ndërsa ajo minimale -1 gradë Celcius.
Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.











