Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri ën 18 gradë celcius, ndërsa ato minimale në zero gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 16 m/sek.
Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 2-3 ballë.











