• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Parashikimi i MF: Në 2018 euro do të këmbehet me 146 lekë

by Java News
04/07/2016 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për efekt të administrimit të borxhit, Ministria e Financave parashikon që këmbimi i lekut me euron të nënçmohet në mënyrë të dukshme në dy vitet në vijim.

“Kursi i këmbimit të monedhës vendase kundrejt monedhës Euro që është dhe monedha me peshën më të lartë në portofol pritet që të jetë i qëndrueshëm, por për efekte të diferencimit të risqeve të strategjive të analizuara është supozuar një rritje graduale deri në 146 lekë për euro në fund të vitit 2018” thuhet në Strategjinë e re të menaxhimit të borxhit për periudhën afatmesme 2016-2018.Supozimet-makroekonomike

Stoku i borxhit shtetëror të nominuar në monedhë të huaj është rritur nga 43.1% e totalit në vitin 2014 në 48.6% në vitin 2015, duke sjellë një rritje të moderuar të ekspozimit ndaj rrezikut të kursit të këmbimit, sqaron Ministria e Financave.

Rritja e nivelit të borxhit në monedhë të huaj ka ardhur kryesisht nga mbështetja buxhetore e akorduar në kuadër të likujdimit të detyrimeve të prapambetura, garancia pjesore e bankës botërore (PBG) dhe Eurobondi.

Shtesa prej 3.6% e financimit të huaj mbi objektivin është bërë në kuadër të kostove të favorshme që kanë rezultuar në tregun e jashtëm gjatë emetimit të Eurobond-it, në kuadër të lehtësimit të mëtejshëm të presionit të huamarrjes në tregun e brendshëm dhe në kuadër të uljes së ekspozimit ndaj rrezikut të rifinancimit dhe rrezikut të normave të interesit.kursi-i-kembimit

Shifrat tregojnë se , rreth 70.0% e portofolit në monedhë të huaj përbëhet nga monedha euro, duke e bërë këtë portofol jo shumë të diversifikuar. Megjithatë, pesha e lartë e portofolit në monedhën euro dhe është në përputhje me objektivat strategjikë për tu integruar në një të ardhme të afërt në Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër, ekspozimi i lartë ndaj kësaj monedhe nuk ka përbërë shqetësim pasi gjatë viteve të fundit monedha Euro nuk ka qenë shumë volatile në raport me monedhën vendase, për shkak të marëdhënieve ekonomike me vendet e BE.

Gjatë katër viteve të fundit maksimumi i luhatjes së kursit të këmbimit EUR/LEK ka qënë 1.4%. Ndërkohë, monedha vendase ka pasur luhatje që arrijnë deri në 6.0% kundrejt monedhës USD, që është dhe monedha e dytë më e rëndësishme për sa i përket peshës në portofolin e borxhit.

Ministria e Financave lajmëron se rritja progresive e borxhit që duhet shërbyer në monedhë të huaj është në nivele të konsiderueshme dhe sigurimi i valutës në tregun e brendshëm valutor është i kufizuar dhe mund të krijojë implikime në ruajtjen e qëndrueshmërisë së kursit të këmbimit të monedhës vendase kryesisht kundrejt monedhës Euro.

Sigurimi i financimit nëpërmjet burimeve të huaja është një alternativë shumë e mirë për të mos ezauruar burimet e brendshme dhe për të stimuluar kreditimin ndaj sektorit privat, megjithatë edhe huamarrja në tregjet e huaja mund të ketë implikime që lidhen me faktorë që janë jashtë kontrollit dhe influencës së politikave fiskale dhe monetare të vendit të Shqipërisë të tilla si normat e interesit dhe kursi i këmbimit që varen kryesisht nga politikat fiskale të vendeve të tjera dhe politikat monetare të BQE dhe Rezervës Federale.

Dikasteri i Financave analizon se, këta faktorë mund të përshkallëzojnë rritjen e kostove të borxhit, zgjerimin e defiçitit dhe si rrjedhojë edhe rritjen e pavullnetshme të borxhit. Nga ana tjetër, rritja e stokut të borxhit kur nuk shoqërohet me rritje të eksporteve ose rezervave valutore mund të vërë vendin në vështirësi për të likujduar detyrimet në valutë, duke rrezikuar qëndrueshmërinë e monedhës vendase dhe indikatorëve të tjerë makroekonomikë./Monitor/a.k

Next Post

Mbyllet fabrika që prodhonte fanella false të kombëtares shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

April 10, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk është marrëveshja që kemi

April 10, 2026
Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

April 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë

April 10, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In