• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Parashikimi i kryemjekut britanik: COVID-19 do të jetë me ne përgjithmonë, nuk ka shpëtim

by Ardit Rada
22/08/2020 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga anëtarët e grupit shkencor që këshillon qeverinë britanike për koronavirusin, tha sot se epidemia do të jetë gjithmonë prezente “në një formë ose në një tjetër”.

Prandaj Sir Mark Walport tha se njerëzit do të vaksinohen në intervale të rregullta.

Komentet e tij erdhën pak pasi kreu i OBSH tha se shpresonte që pandemia të vihej nën kontroll brenda dy vjetëve, siç kishte ndodhur me parë dhe me pandeminë shfarosëse të Gripit Spanjoll.

Sir Mark tha se rritja e dendësisë së popullatave dhe shtimi i mjeteve të udhëtimit shtojnë përhapjen e virusit.

Ai shtoi se popullata botërore është tanimë shumë më e madhe sesa në vitin 1918.

Në një intervistë me rrjetin BBC, Sir Mark tha se për vënien nën kontroll të pandemisë do të kërkohet “vaksinim global”, edhe pse koronavirusi “nuk është një sëmundje si lia, e cila zhduket me anë të vaksinimit”.

“Ky është një virus që do të jetë me ne përgjithmonë, në një formë apo në një tjetër, dhe me siguri do të kërkojë vaksinime të përsëritura”, tha ai.

“Prandaj ashtu si gripi, njerëzit do të duhet të vaksinohen në intervale të rregullta.”

Kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha më herët se Gripi Spanjoll i 1918 kërkoi dy vjet për vënien nën kontroll, por avancimet në teknologji mund t’i lejojnë botës të ndalojë  koronavirusin “në një kohë më të shkurtër”.

Gripi i 1918 vrau rreth 50 milionë njerëz.

Koronavirusi i ri ka vrarë deri tani 800,000 dhe ka infektuar rreth 23 milionë.

Sir Mark paralajmëroi se është e mundur që koronavirusi të dalë përsëri “jashtë kontrolli” por tha se tanimë duhet të merren masa më të shënjestruara sesa izolimet totale.

Konsulenti shkencor i qeverisë britanike shtoi: “Ne e dimë se në Britani është infektuar më pak se një në pesë njerëz, kështu që rreth 80% e popullatës janë ende të ekspozura ndaj virusit.

“Duhet të arrijmë balancën mes minimizimit të dëmit të infeksionit ndaj njerëzve, mbrojtjes së tyre dhe vazhdimit të funksionimit të shoqërisë”.

Next Post
Nga masat mbrojtëse te marrja e tamponëve për të dyshuarit, si është një ditë pune e mjekëve të Infektivit (Foto)

10 raste të reja në Fier, mes të infektuarve dhe pronarët e një kopshti privat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

March 11, 2026
“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

March 11, 2026

Protesta forcon portretin e lodhur të Berishës dhe radhët e shumicës në pushtet

March 11, 2026
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

March 11, 2026
Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

March 11, 2026
Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

March 11, 2026
Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

March 11, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Protesta e opozitës, Ngjela: Kryetari është non grata, PD s’vjen kurrë në pushtet

March 11, 2026
Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

March 11, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

SPAK, paraburgimi, Berisha dhe… ‘hip së të vrava, zbrit se të vrava’

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In