• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Parashikimi i borxhit publik për vitin 2023, Ibrahimaj: Synojmë uljen deri në 67%

by Java News
03/11/2022 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi sot në komisionin e Ekonomisë se synohej që vitin e ardhshëm borxhi publik të zbresë në nivelin 67.5% të produktit të brendshëm bruto.

“Borxhi total publik pritet me 1 pikë ulje në krahasim me nivelin e pritshëm të këtij viti. Në përputhje me ligjin organik buxheti, ku sqarohet se niveli borxhit publik duhe të targohet më i ulët. Në vitin 2023 parashikohet Borxhi Publik në nivelin 67.5% të PBB, nga 68.8% që pritet këtë vit, apo 73.2% që rezulton në vitin 2021. Objektivi operacional, balancë primare jo negative. Borxhi publik aktualisht përbëhet nga 51.3% e borxh I brendshëm dhe 48.7% I jashtëm. Në vitin 2022, ka pësuar ulja nga fundi i 2021, i cili vlerësohej 49.2%. Ne synojmë uljen e mëtejshme të tij. Borxhi afatshkurtër, 15.6% të totalit, 84.4% borxhi afatgjatë. Jetëgjatësia në borxhin e brendshëm paraqet risk më të lartë të financimit. Objektiv rritja e jetëgjatësisë në borxhin e brendshëm, aktualisht është 830 ditë, përmirësim, nga 2021, kur ishte 739 ditë”- tha Ibrahimaj.

Sa i takon daljes të Shqipërisë në eurobond, Ibrahimaj tha se kjo do të bëhej vetëm në rastin kur kushtet e tregjeve ndërkombëtare do të ishin të qëndrueshme. Ministrja shtoi se në vitin 2023 pritej të merrej një eurobond i ri me vlerë minimale deri në 500 milionë euro.

“Për vitin 2023 në skenarin bazë, nevoja për financim neto 55 mld lekë, 25 mld nga këto do mbulohen nga huamarrja e brendshme, pjesa tjetër 30 mld përmes financimit nga treggjet e huaja, Eurobondit dhe mbështetjeve buxhetore. Në vitin 2023, Eurobond i ri me vlerë minimale 500 mln euro. Ne gjithashtu planifikojmë të bëjmë menaxhim të detyrimeve, blerja mbrapsht e një eurobondit ekzistuese 250 mln euro, që do të maturohet në vitin 2025, ai I emetuar në 2018, ccka do reduktoj riskun e emetimit të borxhit të vitit 2018. Kjo nuk kushtëzon normalitetin e zhvillimit buxhetor. Puna ka nisur dhe gati për të dalë në treg për Eurobond në fillim të 2023, kjo do realizohet vetëm nëse kushtet do jenë efikase.

Dalja në eurobond do të bëhet vetëm nëse kushtet e tregjeve do jenë të qëndrueshme. Duke ditur pasiguritë e larta që mund të kenë tregjet financiare, ministria e Financave dhe qeveria ka kohë që po shtyjnë përpara materializimin e një mbështetje buxhetore me Bankën Botërore me vlerën potenciale deri në 120 milionë euro e cila do të shtohet në të njëjtën vlerë dhe nga agjencia franceze për zhvillim. Financimi në skenarin bazë është thuajse i sigurtë pavarësisht nëse do dalim në eurobond. Në skenarin pessimist, parashikohet dhe mos dalja në treg. Linja rezervë, alokimi i monedhës SDR, që Shqipëria ka nga FMN në dispozicion që në kohën e pandemisë, vlerë 180 mln euro, që MFE e ka mbajtur për raste vështirësie të buxhetit”-u shpreh ministrja.

/s.f

Next Post
Buxheti për KPA, Shpenzime luksi, Bykykbashi: A janë të domosdoshme shpenzimet e luksit në kohë krize!?

Buxheti për KPA, Shpenzime luksi, Bykykbashi: A janë të domosdoshme shpenzimet e luksit në kohë krize!?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

February 27, 2026
Von der Leyen “bast” me marrëveshjen Mercosur, përçarje mes liderëve europianë

Von der Leyen “bast” me marrëveshjen Mercosur, përçarje mes liderëve europianë

February 27, 2026
Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

February 27, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Hetimet e mikrokredive rikthehen te SPAK pas mangësive në dosje

February 27, 2026
“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI

“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI

February 27, 2026
“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

February 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Shkurt 2026

February 27, 2026
IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

February 27, 2026
Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

February 27, 2026
Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In