Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në Twitter ka deklaruar se ekonomia e Shqipërisë, po tkurret me 9%, sepse sipas tij në këtë periudhë pandemie qeveria zgjodhi të paguajë oligarkët dhe jo njerëzit dhe binzesnet.
Basha ka theksuar se tashmë shumë persona janë papunë të varfëruar, për shkak të keqqeverisjes.
“Ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%, më keq se në cdo vend tjetër, sepse RAMAVIRUSI zgjodhi të paguajë me paratë e shqiptarëve miqtë e tij oligarkë dhe jo njerëzit e bizneset. Prej RAMAVIRUSIT njerëzit janë sot pa punë, të varfëruar dhe pa asnjë mundësi të përballojnë krizën.”, shprehet Basha në një postim në Twitter.
Në raportin e fundit të publikuar nga BERZH theksohet se ekonomia shqiptare do të bjerë me 9% në 2020-n.
g.kosovari











