• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

PARASHIKIMI/ FMN: Shqipëria do të ketë rritjen më të lartë ekonomike në rajon

by Java News
24/07/2017 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

FMN ka publikuar sot rishikimin e Panoramës Ekonomike Globale, ku thekson se rimëkëmbja e parashikuar në raportin e muajit prill mbetet në rrugë të mbarë, me rezultatin global të parashikuar të rritet me 3.5 për qind në vitin 2017 dhe 3.6 për qind në 2018. Parashikimet për ekonominë globale kanë mbetur të pandryshuara në krahasim me raportin e muajit prill, por kjo ka ardhur kryesisht nga ulja e pritshmërive për SHBA-të dhe Britaninë e Madhe, ndërsa për Europën perspektiva ësht ëpërmirësuar.

Parashikimet e rritjes së SHBA-së janë më të ulëta se në muajin prill, kryesisht duke reflektuar supozimin se politika fiskale do të jetë më pak ekspansioniste, se sa parashikohej më parë. Rritja për SHBA-të është rishikuar nga 2.3% në 2.1% në 2017 dhe nga 2.5% në 2.1% në 2018.

Rritja është rishikuar për Japoninë dhe sidomos për zonën e euros, teksa ecuria pozitive e aktivitetit në fund të vitit 2016 dhe në fillim të vitit 2017 tregojnë për një rimëkëmbje të qëndrueshme. Parashikimet e rritjes së Kinës janë rishikuar gjithashtu, duke reflektuar një tremujor të parë të fortë të 2017 dhe pritjet e mbështetjes fiskale të vazhdueshme. Inflacioni në ekonomitë e zhvilluara mbetet i ulët dhe përgjithësisht nën objektiv; Gjithashtu ka rënë në disa ekonomi në zhvillim, si Brazili, India dhe Rusia.

Rimëkëmbja e Europës

FMN parashikon se rimëkëmbja ciklike mund të jetë më e fortë dhe më e qëndrueshme në Evropë, ku rreziku politik është zvogëluar.  Ekonomia e eurozonës pritet të rritet me 1.9% në 2017-n, nga 1.7% që ishte parashikimi i prillit.

Pritshmëria për rritjen ekonomike është rishikuar për shumë shtete të eurozonës, përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë, Spanjën, ku performnca ka qenë përgjithësisht më e mirë sesa pritej në tremujorin e parë të vitit.

Kjo, thekson FMN, së bashku me rishikimet pozitive të rritjes për tremujorin e fundit të 2016-s dhe treguesit me frekuencë të lartë për gjysmën e dytë të 2017-s, tregojnë për një ecuri më të forte të kërkesës së brendshme, në krahasim me atë që pritej.

Edhe për Europën në zhvillim, pritshmëritë mbeten pozitive, të udhëhequra nga një rritje më e fortë sesa parashikimi në Turqi, si rrjedhojë e eksporteve të larta. Edhe kërkesa e jashtme pritet të jetë pozitive si rrjedhojë e përmirësimit të aktivitetit të partnerëve të eurozonës.

Shqipëria mbetet me rritjen më të lartë në rajon

Për Shqipërinë, raporti i korrikut nuk ka të dhëna të detajuara, por burime nga FMN pohojnë se ato i qëndrojnë parashikimeve të raportit të prillit, sipas të cilit rritja në 2017-n pritet të jetë 3.7%, për t’u përshpejtuar në 2018-n në 4.1% dhe deri në vitin 2022 pritet të jetë në këto nivele.

Për 2017-n, Shqipëria pritet të ketë rritjen më të lartë në rajon, e ndjekur nga Kosova me 3.5, Mali i Zi me 3.3%, Maqedonia me 3.2%, Serbia dhe Bosnja me nga 3%./monitor/MA.ME

Next Post
Video+ Foto/ Rrëfehet meksikani me penisin më të madh në botë: S’e shkurtoj sikur të bëhet nami!

Video+ Foto/ Rrëfehet meksikani me penisin më të madh në botë: S'e shkurtoj sikur të bëhet nami!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In