• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Parashikimi i BSH: Ecuri më e mirë e kredisë vitet e ardhshme

by A R
26/12/2016 22:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka e Shqipërisë pret një ecuri më të mirë të kredisë gjatë viteve të ardhshme, mbështetur kjo nga politika monetare lehtesuese e Bankës Qendrore dhe reduktimi i kredisë me probleme.

Në këtë drejtim, Banka e Shqipërisë vlerëson se përmirësimi i ambientit kreditues, edhe në përgjigje të planit të përbashkët të masave për reduktimin e kredive me probleme, do të mundësojë një reduktim të mëtejshëm të primeve të rrezikut dhe do t’i hapë rrugën një ecurie më të mirë të kreditimit dhe të vetë aktivitetit ekonomik në vend.

Rikuperimi i kredisë ka vijuar edhe në muajin tetor. Duke përjashtuar efektin e nxjerrjes së kredive të humbura jashtë bilanceve të bankave, portofoli total i kredisë shënoi një rritje vjetore prej 2.9% në muajin tetor.

Kjo rritje ka reflektuar tërësisht ecurinë dinamike të kredisë në lekë, portofoli i së cilës regjistroi një normë vjetore rritjeje prej 9.2% në muajin tetor, ndërkohë që aktiviteti kreditues në valutë mbetet i zbehtë.

Gjithashtu depozitat bankare regjistruan një rritje rekord gjatë muajit gusht 2016, me mbi 15 miliardë lekë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, sezoni veror edhe këtë vit rezultoi si një periudhë mjaft pozitive për zgjerimin e depozitave bankare. Kjo është një tendencë e zakonshme sezonale për këtë periudhë, e lidhur me të ardhurat nga emigrantët dhe nga turizmi.

Gjatë muajve korrik dhe gusht, në sistemin bankar u shtuan 19 miliardë lekë depozita. Kjo e çoi rritjen vjetore të gjendjes së depozitave në afro 1.6% në fund të gushtit. Rritja ka ardhur e gjitha në valutë të huaj, çka dëshmon se burimi janë kryesisht të ardhurat nga jashtë. Totali i depozitave në valutë, i konvertuar nga statistikat e bankës qendrore, arriti në vlerën e 517 miliardë lekëve, rreth 22 miliardë lekë më shumë krahasuar me fundin e korrikut./a.m.

Next Post
“Ti je Heroi Ynë”, vijon fushata sensibilizuese për fëmijët në nevojë të policëve

"Ti je Heroi Ynë", vijon fushata sensibilizuese për fëmijët në nevojë të policëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

March 25, 2026
Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

March 25, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 25, 2026
Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

March 25, 2026
Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In