Ministri Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj ishte i pranishëm në aktivitetin për 3 vjetorin e krijimit të Këshillit të Investimeve.
Ai e quajti atë një histori suksesi. Duke u ndalur në investimet e huaja, Ahmetaj deklaroi se ato do të arrijnë në gati 1 miliard dollarë deri në fund të vitit 2018.
“Flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte shënuan vlerën e 284 milionë eurove, shifër kjo që rezulton me rritje vjetore prej 62% ose në nivelin më të lartë të 8 viteve të fundit. Parashikojmë që këtë vit investimet e huaja të shkojnë në 1 miliard dollarë”, deklaroi Ahmetaj./a.m.