• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Parashikimet e BMI: Kriza e refugjatëve mes faktorëve që rrezikojnë ekonominë shqiptare

by A R
27/07/2016 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria do të përpiqet të reduktojë në mënyrë të ndjeshme papunësinë përpara zgjedhjeve parlamentare në 2017. Ndërsa do të bëjë progres në përmirësimin e klimës së investimeve, reformat nuk do të shkojnë shumë larg në një sërë fushash, duke kufizuar rritjen, parashikon raporti…

Rritja ekonomike në Shqipëri do të përshpejtohet gjatë dy viteve të ardhshme, por do të vazhdojë të jetë shumë poshtë niveleve të parakrizës, sipas raportit të tremujorit të tretë 2016 të vlerësimit të riskut të Shqipërisë të BMI Resaearch, pjesë e grupit të njohur Fitch.

Rritja reale e prodhimit të brendshëm bruto do të orientohet kryesosht nga investimet fikse, teksa klima e biznesit në vend do të përmirësohet dhe lehtësimi i kushteve të kredisë do të fillojë të ndihet në ekonominë reale. Bilanci i llogarisë korente pritet të jetë me deficit të qëndrueshëm deri në vitin 2020, si rrjedhojë e deficitit të lartë tregtar. Ndërsa për momentin ai financohet nga rezervat dhe asistenca e FMN-së, mund të haset probleme në afatin e gjatë, kur këto burime të shterojnë raporton Monitor.

Raporti parashikon që rritja këtë vit do të jetë 3.1%, për t’u përshpejtuar në 3.6% në 2017-2018.

BMI parashikon që norma e inflacionit nuk do të arrijë objektivin e bankës së Shqipërisë prej afër 3% deri në vitin 2017, dhe normat e interesit nuk do të rriten deri vitin e ardhshëm. Rritja graduale e inflacionit do të reflektojë një gjallërim në çmimet globale të naftës dhe të ushqimeve, duke filluar nga gjysma e dytë e vitit 2016, sesa nga rimëkëmbja e kërkesës agregate.

Qeveria do të përpiqet të reduktojë në mënyrë të ndjeshme papunësinë përpara zgjedhjeve parlamentare në 2017. Ndërsa do të bëjë progres në përmirësimin e klimës së investimeve, reformat nuk do të shkojnë shumë larg në një sërë fushash, duke kufizuar rritjen, parashikon raporti.

Rreziqet kryesore

Raporti vlerëson dhe rreziqet me të cilat vendi mund të përballet në të ardhmen.

Kriza e migrantëve, me të cilën po përballet Europa mund të ndikojë në Shqipëri në muajt në vijim, teksa migrantët (kryesisht nga Siria) ka të ngjarë të kalojnë vendin përmes rrugës së tyre në Europën Perëndimore. Rruga përmes Shqipërisë mund të bëhet alternativa kryesore, pasi shtete të tilla si Hungaria, kroacia dhe Sllovenia kanë ngritur gardhe për të ndaluar hyrjen e migrantëve, ndërsa dhe Maqedonia së fundmi ka shtrënguar kontrollin e kufijve./a.m.

Next Post

Këshilla për foto profesionale në plazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

March 13, 2026
Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

March 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In