• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parashikim serioz pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së

by Altin Ketro
17/05/2021 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Këshillit të saj Kombëtar, ku kryetarit humbës Lulzim Basha praktikisht iu rikonfirmua qëndrimi në detyrë, po jap këtë parashikim serioz rreth perspektivës së politikës shqiptare për periudhën 20 vjeçare, 2021 – 2041:

PRILL 2025

Edi Rama – 61 vjeç, fiton mandatin e 4-t radhazi si kryeministër.

Lulzim Basha – 51 vjeç, humbet radhazi zgjedhjet e treta parlamentare, që përkon me 16 vite në opozitë për PD-në.

Deklaratat e liderëve politikë dhe vendimet e asambleve respektive:

 Edi Rama: Falënderoj nga zemra popullin shqiptar që më besoi sërish një mandat tjetër për të çuar përpara mirëqenien e tij dhe prosperitetin e Shqipërisë.

Asambleja Kombëtare e PS-së: Mandatojmë kryetarin Rama për të formuar qeverinë e re të Shqipërisë.

Lulzim Basha: Kjo është një tjetër masakër elektorale nga Edi Rama. Zgjedhjet u manipuluan dhe votat u vodhën. Ne do hyjnë në Kuvend, po kurrë s’do t’i njohim këto zgjedhje. Në rast se demokratët i konsiderojnë këto zgjedhje si të rregullta, duke shitur kësisoj nderin tek Rama, unë jap menjëherë dorëheqjen e parevokueshme.

Këshilli Kombëtar i PD-së: Me unanimitet të plotë, Këshilli i konsideron zgjedhjet të manipuluara dhe të gjithë procesin një masakër elektorale. Kryetari Basha ka të gjithë besimin tonë për të udhëhequr PD-në në betejat e ardhshme me regjimin e Ramës.

* * *

PRILL 2029

 Edi Rama – 65 vjeç, fiton mandatin e 5-të radhazi si kryeministër.

Lulzim Basha – 55 vjeç, humbet radhazi zgjedhjet e katërta parlamentare, që përkon me 20 vite në opozitë për PD-në.

Deklaratat e liderëve politikë dhe vendimet e asambleve respektive:

Edi Rama: Mirënjohje pafund popullit shqiptar që si kurrë më parë besoi sërish tek Partia Socialiste dhe tek unë duke më bërë nderin e madh për ta udhëhequr këtë vend drejt zhvillimit të pakthyeshëm.

Asambleja Kombëtare e PS-së: Mandatojmë kryetarin Rama për të formuar qeverinë e re të Shqipërisë.

Lulzim Basha: Kjo është një tjetër masakër elektorale nga Edi Rama. Zgjedhjet u manipuluan dhe votat u vodhën. Ne do hyjnë në Kuvend, po kurrë s’do t’i njohim këto zgjedhje. Në rast se demokratët i konsiderojnë këto zgjedhje si të rregullta, duke shitur kësisoj nderin tek Rama, unë jap menjëherë dorëheqjen e parevokueshme.

Këshilli Kombëtar i PD-së: Me unanimitet të plotë, Këshilli i konsideron zgjedhjet të manipuluara dhe të gjithë procesin një masakër elektorale. Kryetari Basha ka të gjithë besimin tonë për të udhëhequr PD-në në betejat e ardhshme me regjimin e Ramës.

* * *

PRILL 2033

Erion Veliaj – 54 vjeç, fiton mandatin e parë si kryeministër.

Lulzim Basha – 59 vjeç, humbet radhazi zgjedhjet e pesta parlamentare, që përkon me 24 vite në opozitë për PD-në.

Deklaratat e liderëve politikë dhe vendimet e asambleve respektive:

Erion Veliaj: Populli shqiptar i dha sërish besim Partisë Socialiste që të avancojë më tej arritjet e deritanishme. Ky është mandati im i parë si kryeminsitër, i cili pason një qeverisje të suksesshme 20 vjeçare nga ish-kryeministri Rama. Do vë në dispozicion të gjitha dijet dhe përvojën time që kam pasur për 12 vjet si kryetar i bashkisë së Tiranës, po edhe më pas me detyra të larta ministrore, për të bërë më të mirën për popullin tim.

Asambleja Kombëtare e PS-së: Mandatojmë kryetarin Veliaj për të formuar qeverinë e re të Shqipërisë.

Lulzim Basha: Kjo është një tjetër masakër elektorale nga dyshja Rama – Veliaj. Zgjedhjet u manipuluan dhe votat u vodhën. Ne do hyjnë në Kuvend, po kurrë s’do t’i njohim këto zgjedhje. Në rast se demokratët i konsiderojnë këto zgjedhje si të rregullta, duke shitur kësisoj nderin tek Rama – Veliaj, unë jap menjëherë dorëheqjen e parevokueshme.

Këshilli Kombëtar i PD-së: Me unanimitet të plotë, Këshilli i konsideron zgjedhjet të manipuluara dhe të gjithë procesin një masakër elektorale. Kryetari Basha ka të gjithë besimin tonë për të udhëhequr PD-në në betejat e ardhshme me regjimin e ri të lali Erit.

* * *

PRILL 2037

Erion Veliaj – 58 vjeç, fiton mandatin e 2-të radhazi si kryeministër.

Lulzim Basha – 63 vjeç, humbet radhazi zgjedhjet e gjashta parlamentare, që përkon me 28 vite në opozitë për PD-në.

Deklaratat e liderëve politikë dhe vendimet e asambleve respektive:

Erion Veliaj: Besimi që populli shqiptar i dha sërish Partisë Socialiste dhe mua si kryeministër, është garancia më e fortë se ajo çfarë kemi arritur deri më sot është e prekshme për të gjithë. Angazhohem që ta çoj më lart zhvillimin ekonomik të vendit dhe praktikisht edhe rritjen e mirëqenies së njerëzve. Sukseset që kemi arritur nuk duhet të na dehin, por me punë dhe vetëm me punë do avancojmë në rritjen e mëtejshme të standardeve të jetëses të cilat vetëm qeverisja socialiste i bëri realitet.

Asambleja Kombëtare e PS-së: Mandatojmë kryetarin Veliaj për të formuar qeverinë e re të Shqipërisë.

Lulzim Basha: Kjo është një tjetër masakër elektorale nga lali Eri. Zgjedhjet u manipuluan dhe votat u vodhën. Ne do hyjnë në Kuvend, po kurrë s’do t’i njohim këto zgjedhje. Në rast se demokratët i konsiderojnë këto zgjedhje si të rregullta, duke shitur kësisoj nderin tek Veliaj, unë jap menjëherë dorëheqjen e parevokueshme.

Sali Berisha: Ndonëse tashmë jam 93 vjeç, do m’i dëgjoni dy fjalë mua plakut meqë kam 47 vjet që aderoj në këtë parti të cilën e kam themeluar dhe udhëhequr në disa fitore historike. Nuk jam fare dakord me atë çfarë tha kryetari Basha. Ju i dini mendimet e mia për zotin Veliaj këtu e 24 vite më parë. Por këtë radhë duhet ta pranojmë se ai dhe partia që drejton i fituan me meritë zgjedhjet. Ato ishin plotësisht të lira dhe të ndershme dhe unë e përgëzoj kryeministrin Veliaj për fitoren e arritur dhe i uroj suksese në detyrën e tij. Ftoj Këshillin që të mbaj qëndrim. Me këtë rast, deklaroj se për shkak të moshës dhe pamundësisë fizike, ndërpres çdo angazhim timin në PD dhe në politikën aktive, duke i hapur rrugë të rinjve ta vijojnë stafetën.

Këshilli Kombëtar i PD-së: Këshilli vëren se zgjedhjet e Prillit 2037 u zhvilluan pikë për pikë ashtu siç i përshkroi edhe Presidenti i Nderit i partisë, Prof. Dr. Sali Berisha. Këshilli fton kryetarin Basha që të mbaj qëndrim.

Lulzim Basha: Pasi u njoha me konkluzionet e doktor Berishës, me mendimin e të cilit është unanimisht dakord edhe Këshilli, unë pranoj humbjen në zgjedhjet e prillit 2037 dhe jap dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i partisë.

* * *

PRILL 2041

Meqë ky vit përkon me 100 vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste, e cila e drejtoi Shqipërinë për 45 vjet me radhë, cilido që të jetë kryetar i PD-së, kësaj partie do t’i jepet më në fund mundësia për të qeverisur Shqipërinë pas 28 vitesh qëndrimi në opozitë. PD-ja tashmë e reformuar dhe e emancipuar, do t’i kërkojë opozitës socialiste që të paraqesë kandidaturën e saj për President të Republikës dhe me konsensus president do të zgjidhet 62 vjeçari Erion Veliaj…

Next Post
FOTO/ Angli, 22-vjeçari shqiptar humb jetën në spital, pasi u përfshi në një sherr me thika. Autorët u larguan nga skena e krimit

FOTO/ Angli, 22-vjeçari shqiptar humb jetën në spital, pasi u përfshi në një sherr me thika. Autorët u larguan nga skena e krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In