• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Parandalohet vrasja në Dibër, zbardhen 6 vjedhje si dhe goditet grupi i drogës. 5 në pranga

by Java News
26/10/2017 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Autoritetet në Dibër mbrëmjen e së mërkurës kanë parandaluar përshkallëzimin e një konflikti, duke arrestuar një person e sekuestruar armën e zjarrit me fishek në gojë, gati për qitje.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë zbardhur 6 vjedhje, si dhe është goditur një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Në pranga kanë përfunduar 5 persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Për këto ngjarje janë sekuestruar armë zjarri, automjete, motorçikleta, lëndë narkotike e bimë narkotike të kultivuara.

Në një njoftim të policisë sqarohet si më poshtë:

Policia e Dibrës ka marrë informacion në rrugë policore për një konflikt të ndodhur në orët e mbasdites midis dy personave në fshatin Shumbat, njësia Sllovë, konflikt i cili po përshkallëzohej në orët e mbrëmjes, ku njëra palë në konflikt kishte një armë zjarri automatik kallashnikov me vete.

Shërbimet e policisë kanë ndërhyrë në kohë ku kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Jetmir Kade, 35 vjeç, banues në fshatin Shumbat, njësia Sllovë.

Ky shtetas ishte konfliktuar në orët e mbasdites me shtetasin A.D, për një sasi lekësh rreth 9 mijë lekë që ky i fundit ja kishte borxh .

Konflikti ishte përshkallëzuar në ofendime e kërcënime në orët e mbrëmjes , ku shtetasi Jetmir Kade , kishte marrë armën e zjarrit , ku dyshohet se ka qëlluar në ajër para banesës së tij dhe më pas kishte shkuar rreth 300 metra larg banesës për tu sqaruar me shtetasin A.D.

Ndërhyrja në kohë e Policisë ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Po si rezultat i punës profesionale të bërë nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore 6 raste të vjedhjes së pronës, ku për 4 raste janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura.

Konkretisht në vijim të operacionit të nisur tre ditë më parë ku u arrestua me inisiativën e Policisë një prej autorëve Edison Çuku, 23 vjeç, banues Dobrovë, Peshkopi (i dënuar më parë për vjedhje), ku ndaj tij Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, nga ana e Shërbimeve të Komisariatit të Policisë Dibër është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit :

Gentjan Ismaili, 22 vjeç, banues në njësinë administrative Melan, Dibër (i dënuar më parë për vjedhje).

Për këta dy shtetas nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit është dokumentuar me prova ligjore autorësia e 6 rasteve të vjedhjeve të ndodhura më parë, të cilat i kanë pranuar edhe vetë pas arrestimit të tyre.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur 2 automjete, 2 motorçikleta, një banesë dhe një kopësht fëmijësh, konkretisht:

Dy shtetasit e lartëpërmendur, të dënuar më parë për vjedhje, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në periudha të ndryshme kohore kanë kryer vjedhjet si më poshtë :

Më datë 02.12.2016, në qytetin e Peshkopisë kanë vjedhur banesën e shtetasit me inicialet S.R.

Më datë 12.08.2017, në Peshkopi, kanë vjedhur automjetin tip “Volksëagen Sharon”, në pronësi të shtetasit me inicialet S.Gj.

Më datë 15.08.2017, në Peshkopi, kanë vjedhur një motorçikletë tip “Honda”, në pronësi të shtetasit me inicialet A.P.

Më datë 09.09.2017, në Peshkopi, kanë vjedhur automjetin tip “Mercedez Benz”, në pronësi të shtetasit me inicialet R.M.

Më datë 09.10.2017, kanë vjedhur Kopështin nr 1 në qytetin e Peshkopisë.

Më datë 13.10.2017, në Tiranë kanë vjedhur një motorçikletë në pronësi të shtetasit A.M.

Gjithashtu në kuadër të punës për kapjen e personave në kërkim nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është kapur personi në kërkim me inicialet :

F.Ç, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Vjedhje”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

Gjithashtu në drejtim të evidentimit dhe goditjes së rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, të atyre që tentojnë ta shpërndajnë në afërsi të shkollave apo në lokale nate, është goditur një tjetër rast gjatë ditës së djeshme, si dhe gjatë ditëve të fundit janë goditur edhe dy rate po të ngjashme, ku personat e arrestuar kultivonin bimë narkotike në numër të vogël dhe lëndën e prodhuar tentonin ta shpërndnin në doza të vogla.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Dibër në bashkëpunim me Efektivët e Komisariatit të Policisë Dibër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :

Imer Lamallari, 50 vjeç, banues në fshatin Vasie, njësia administrative Kala e Dodës-Dibër

Si dhe kanë shpallur në kërkim djalin i tij shtetasin me inicialet V.L, 26 vjeç, banues në fshatin Vasie, njësia administrative Kala e Dodës-Dibër, pasi:

Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e policisë në ambjentet para banesës së tij i’u gjetën të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, si dhe në stallën e bagëtive i’u gjet një fuçi plastike me bimë të thara e dyshuar narkotike canabis sativa, me peshë 3 kilogram e 30 gramë e cila u sekuestra në cilësinë e provës materiale.

Next Post
Rama nuk sulmoi gazetarët, ai u tall me disa të rinj me mikrofona në duar

Rama nuk sulmoi gazetarët, ai u tall me disa të rinj me mikrofona në duar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryeparlamentarit Daci: Emër me rëndësi në historinë e shtetndërtimit të Kosovës

Kurti mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryeparlamentarit Daci: Emër me rëndësi në historinë e shtetndërtimit të Kosovës

January 1, 2026
Hyn sot në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë/ Përfitojnë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe privat

Hyn sot në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë/ Përfitojnë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe privat

January 1, 2026
Erdhën në jetë minutat e para të 2026-ës, zv.ministrja Tomini u dorëzon prindërve “Bonusin e bebes”

Erdhën në jetë minutat e para të 2026-ës, zv.ministrja Tomini u dorëzon prindërve “Bonusin e bebes”

January 1, 2026
FOTOLAJM/ Çelja e fushatës, mungojnë flamujt dhe posterat me logon e PS! Në shesh vetëm flamuri i Shqipërisë dhe BE

Shqipëria 2025, më pranë BE. Çelen të gjithë kapitujt në negociatat e anëtarësimit

January 1, 2026
Zvicër, tragjedia në resortin e skive/ Dëshmitarët: Zjarri nisi nga fishekzjarret e vendosura te shampanja, kamarieret…

Zvicër, tragjedia në resortin e skive/ Dëshmitarët: Zjarri nisi nga fishekzjarret e vendosura te shampanja, kamarieret…

January 1, 2026
Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

January 1, 2026
Zjarri rrafshon kullën e kishës dy shekullore në Amsterdam! Shkak dyshohet hedhja e fishekzjarreve

Zjarri rrafshon kullën e kishës dy shekullore në Amsterdam! Shkak dyshohet hedhja e fishekzjarreve

January 1, 2026
Paralizohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Elbasan! Trafik i rënduar në ditën e parë të vitit

Paralizohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Elbasan! Trafik i rënduar në ditën e parë të vitit

January 1, 2026
Nga zgjedhjet e 11 majit dhe fitorja e PS me 83 mandate te protestat e Berishës/ Ngjarjet kryesore që dominuan skenën politike në 2025

Nga zgjedhjet e 11 majit dhe fitorja e PS me 83 mandate te protestat e Berishës/ Ngjarjet kryesore që dominuan skenën politike në 2025

January 1, 2026
Zotin e zëvendëson vetëm një qenie, nëna!

2026! Në këtë vend ndryshon gjithçka që të mbetemi njësoj!

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com