Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë ka parandaluar një ngjarje të rëndë në Këlcyrë, ku është arrestuar në flagrancë shtetasin A. B., 35 vjeç, banues në fshatin Ballaban.
Shtetasi i mësipërm, në fshatin Ballaban, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën babain e tij, shtetasin T. B., 66 vjeç.
Menjëherë, sapo kanë marrë njoftimin, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar një krim të mundshëm në familje.
Materialet në ngarkim të shtetasit A. B. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari











