Në hakrun e një viti, 86 km kanale kulluese të dyta dhe të treta janë pastruar në Lezhë në kuadër të masave kundër përmbytjeve.
Puna më e madhe është përqëndruar në zonat më problematike si në Zadrimë, Fushën e Torovicës si dhe në zonën e Bregut të Matës, shkruan oranews
Drejtori i Bujqësisë, Pyjeve dhe Zhvillimit Rural në Bashkisë Lezhë, Gjovalin Gjeloshi, thotë se deri tani është bërë punë e mirë, por nevoja për ndërhyrje është shumë herë më e madhe
Gjovalin Gjeloshi: “Këto shifra për një periudhë të shkurtër janë të kënaqshme. Por ne nuk jemi aspak të kënaqur me punën e bërë sepse nevojat janë shumë më të mëdha .”
Pastrimi i kanaleve pritet të japë efekte pozitive në evitimin e përmbytjeve në disa zona problematike të Lezhës, ku garantohet kullimi i tokave bujqësore.
a.ç