• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parandalimi dhe luftimi i femicidit si çështje institucionale

by Aurela Anastasi
14/12/2023 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prof. Dr. Aurela Anastasi

Vëmendja për parandalimin e vrasjes së grave (femicidit) kërkon mobilizimin e të gjithë shoqërisë dhe strukturave të saj. Por, para së gjithash, ajo është e lidhur me fuqizimin e institucioneve publike, të cilat drejtpërdrejt ose tërthorazi, kanë objekt të veprimtarisë luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Në këtë kuadër, një rol të rëndësishëm luajnë edhe institucionet e dijes. Ato kanë detyra për edukimin dhe për analizimin e fenomenit, me qëllim që të ofrojnë konkluzione të vlefshme për hartimin e politikave dhe masave ndaluese. Përmes studimeve është përkufizuar edhe përmbajtja e femicidit, me qëllim që të adresohet në mënyrë të drejtë e efektive. Do të ishte mirë të dallonim termin femicid (vrasja e një gruaje nga një burrë për shkak të gjinisë së saj, motivuar nga urrejtja, përbuzja, ndjenja e pronësisë dhe epërsisë ndaj grave), nga termi feminicid (krim shtetëror që konstatohet në mosparandalimin dhe mosndëshkimin nga autoritetet kompetente të autorëve të vrasjeve të grave për motive gjinore). Pavarësisht nga dallimi, në të dyja rastet, synimi janë institucionet dhe fuqizimi i tyre për të parandaluar dhe luftuar femicidin dhe për të mos lejuar kalimin në feminicid. Nga studimi “Femicidi dhe tentativa për femicid në Shqipëri (2017-2020)”, i cili rezulton të jetë studimi i parë në këtë fushë, mund të marrim mësime të rëndësishme për të rritur efektivitetin e institucioneve shtetërore. Dua të ndalem në dy prej tyre: në forcimin e kapaciteteve të institucioneve që ushtrojnë funksione kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, si dhe në forcimin e rolit të vendimeve gjyqësore në këtë fushë.

Është e rëndësishme që vendimi i gjykatës të jetë shkundës për institucionet, ashtu si edhe për vetë gjykatën. Institucionet duhet t’i analizojnë vendimet gjyqësore, duke nxjerrë përgjegjësitë përkatëse. Një analizë e tyre nga këndvështrimi i nxjerrjes së mësimeve për gjykatat dhe institucionet e tjera, do të rriste përgjegjshmërinë për kryerjen e detyrave institucionale. Kjo do të rriste efikasitetin e zbatimit të ligjit në këtë fushë. Por, nga përvoja, nuk duket të jenë kryer analiza për këtë synim. Konkretisht, le të marrim një shembull nga një rast që ndodhi në Lezhë në vitin 2016. Nga të dhënat e vendimit gjyqësor konstatojmë se gruaja e re që gjeti vdekjen në mjediset e punës së saj, kishte bërë më parë kallëzim në polici për përndjekjen nga autori i vrasjes. Këtë fakt e pranonte edhe vetë autori, i cili pretendonte se e vrau pasi ajo e kishte kallëzuar në polici. Por, këto fakte nuk janë vlerësuar nga gjykata dhe vendimi nuk qartësoi nëse kallëzimi ishte regjistruar por nuk ishte vepruar, apo kallëzimi nuk ishte regjistruar fare. Sidoqoftë, kjo situatë flet shumë për pafuqinë e organit të policisë së shtetit për parandalimin e vrasjes së rëndë. Po policia a nxorri ndonjë mësim nga ky rast?

Është e rëndësishme që vendimet gjyqësore të analizohen me qëllim që të dalin përgjegjësitë institucionale, të cilat më pas mund të shërbejnë për nxjerrjen e përgjegjësive, korrigjimin dhe përmirësimin e praktikave institucionale. Kjo do të ishte një nga metodologjitë që institucioni vëzhgues kundër femicidit, i cili do të krijohet së shpejti pranë Avokatit të Popullit, mund ta përdorte me efikasitet. Në këtë mënyrë, Avokati i Popullit mund të bëjë rekomandime për institucionet. Mekanizma të ngjashëm mund të krijohen edhe brenda institucioneve ose të jenë ndërinstitucionale.

Mësime të rëndësishme mund të nxjerrim edhe nga metoda e anketimit. P.sh., nga studimi i sipërpërmendur, përmes të cilit janë pyetur 63 drejtues dhe menaxherë në institucionet përgjegjëse, shohim tregues relevantë për çështjen. Nga përgjigjet e pyetjeve, rezulton një përqindje jo e parëndësishme drejtuesish që nuk kanë koncepte të drejta. Kështu, 12% e të anketuarve janë përgjigjur se janë dakord ose janë plotësisht dakord ose të pavendosur me pohimin: “Grave tashmë u janë dhënë më shumë të drejta sesa meritojnë”. Marrë parasysh nivelin zyrtar të këtyre punonjësve, duhet thënë se, kjo e dhënë është shqetësuese për kapacitetet institucionale.

Ata u pyetën edhe në lidhje me pengesat dhe sfidat që ndeshin në punë. Në këtë aspekt renditën kryesisht ngarkesën në punë, mungesën e ndërgjegjësimit për rreziqet e dhunës, stereotipat dhe paragjykimet gjinore midis punonjësve, si dhe të tjera. Bën përshtypje fakti se mbi 15% e të anketuarve përmendën si një pengesë dhe sfidë, mungesën e bashkëpunimit dhe komunikimin e dobët ndërmjet institucioneve. Kjo tregon mungesë të thellë serioziteti në nivel institucional.

Këto ishin dy shembuj për të treguar se operatorët politikë duhet të marrin masa të nevojshme për fuqizimin e institucioneve përkatëse. Në përfundim, mund të nënvizojmë se, ka nevojë që institucionet të mos hallakaten vetëm me hartime e ndryshime të ligjeve, por të përmirësojnë efektivitetin e zbatimit të tyre. Në këtë aspekt roli i studimeve është shumë i rëndësishëm për të gjetur metodat më efikase.

 

 

 

 

 

 

Next Post
“Buçkat e Ramës”/ Paloka fyen socialistet dhe u lutet demokratëve: Mos prisni t’u vijë e keqja te dera juaj, ejani në protestë

“Buçkat e Ramës”/ Paloka fyen socialistet dhe u lutet demokratëve: Mos prisni t’u vijë e keqja te dera juaj, ejani në protestë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pohimi i Auron Tares: E vështirë t’iu thuash fëmijëve në Amerikë se duhet të jeni krenarë që jeni shqiptarë…

Shqipëria, Turizmi dhe MEK

March 4, 2026
Europianët zgjedhin Shqipërinë për festat e dhjetorit/ Tur‑operatorët: Ndikojnë çmimet e ulëta dhe linjat direkte

Rritet me 8% numri i turistëve në fillim të vitit! Tur-operatorët shprehen optimistë për sezonin veror

March 4, 2026
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

March 4, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Parada e çuditshme e qefllinjve të ajatullahëve të Tiranës

March 4, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

March 4, 2026
ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

March 4, 2026

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

March 4, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

March 4, 2026
I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

March 4, 2026
Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In