Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë me dije se Britania e Madhe ka hartuar një listë të re me emrat e personave të shpallur “non-grata” në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Karamuço shkruan se britanikët janë duke bërë një gabim me politikën që po ndjekin, duke mbajtur sekret emrat që ndodhen në këtë listë.
Sipas tij listra e re që ka ardhur, duhet të bëhet publike dhe transparente për publikun, ose përndryshe nuk ka asnjë vlerë.
“Britanikët kanë një politikë shumë të gabuar që mbajnë sekret emrat “non grata”. Lista e re që ka ardhur, duhet të bëhet transparente për publikun, ndryshe nuk ka asnjë vlerë…”, shkruan Karamuço.
/a.r