• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paralajmëron grusht shteti si më 14 shtator?!/ Berisha: Edi Rama, do të ta bëj si Fatos Nanos, fatin e tij do pësosh

by Java News
26/11/2021 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja me demokratët e Kurbinit ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se fundin e ka afër.

Sipas Berishës, Rama mori mandatin e tretë duke përdorur patronazhistët, por edhe me forma të tjera të jashtëligjshme. Po ashtu, ish-kreu i PD u shpreh se mandatin e tretë e mori edhe me ndihmën e Lulzim Bashës, i cili sipas tij firmosi fitoren e Ramës.

Sali Berisha teksa iu drejtua kryeministrit i bëri thirrje atij të largohet për në Beograd, pasi në Shqipëri nuk ka më vend. “Mos harro të marrësh me vete edhe Lul pengun”, u shpreh Berisha.

“Ai mori mandatin e tretë duke nxjerrë në treg dhe duke përdorur të dhënat e shqiptarëve. Edi Rama përdori banda dhe kriminelë, por çfarë bëri peng Basha i cili u zotua para jush se do mbrojë votën, ai nuk mbrojti votën në 2017, ai i dha fitore pa marrë pjesë në garë në zgjedhjet lokale.
Në zgjedhjet e 2021 u dorëzua, firmosi fitoren e Edi Ramës dhe u mor me karrigen e tij. Të gjitha këto dëshmojnë se situata në vend është kritike, por është kjo situatë, e cila gjëmoi si një thirrje e brendshme në ndërgjegjen tonë dhe secilit prej jush, të mbarë demokratëve, të bashkohemi në një lëvizje të fuqishme për rithemelimin e PD, në opozitën më të fuqishëm që ka njohur Shqipëria

Edvin fundin e ke  afërt, ja ku është Kurbini, në këmbë. Mjerë ti çdo heqësh. Edvin atë paralajmërim që i bëra Fatos Nanos po ta bëj edhe ty nga kjo sallë. Fatin e tij do të pësosh. Bëj gati valixhet, nisu për në Beograd në Shqipëri s’ke vend. Mos harro me marr me vete edhe Lul pengun, le që nuk të bie ndërmend kur t’ja mbathësh vetë”, deklaroi nder te tjera Sali Berisha.

Paralajmerimi ndaj Fatos Nanos ne vitin 1998, u permbyll me 14 shtator te atij viti, kur dy dite pas vrasjes se Azem Hajdarit, Sali Berisha organizoi grushtin e deshtuar te shtetit.

Berisha iu përgjigj edhe deklaratave të Ramës, i cili një ditë më parë tha se ‘ka një gur të rëndë mbi qafë’:

“Kreu i Meduzës deklaronte se midis Bashës dhe Berishës duke më nderuar mua, natyrisht Berisha e ka të rëndë gurin në qafë. Edvin, bashkë me Bashën dhe gurin do t’u rrokullis të treve. Po, je i pashpresë. Tani, të dashur demokratë dhe demokrate ja se ku ka përfunduar peng kryetari në saj të kujdesit të madh që tregon qeveria për të”./m.j
Next Post
Habit Berisha: Unë dhe fëmijët e mi s’kemi pasur kurrë një dosje në gjykatë, Rama prej tre vitesh dërgon vendimet e mija në SPAK

Habit Berisha: Unë dhe fëmijët e mi s'kemi pasur kurrë një dosje në gjykatë, Rama prej tre vitesh dërgon vendimet e mija në SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Do ndërtojmë rreth 530 km hekurudhë”, Rama: Balluku bëri ndryshime epokale në infrastrukturë

March 9, 2026
“Belinda nuk durohet lehtë…”, Rama para deputetëve: Vijën e kuqe s’e shkel për askënd, por…

“Belinda nuk durohet lehtë…”, Rama para deputetëve: Vijën e kuqe s’e shkel për askënd, por…

March 9, 2026
“Gazment Bardhi, burri i parë në histori që Komiteti i Helsinkit e mori në mbrojtje”

“Gazment Bardhi, burri i parë në histori që Komiteti i Helsinkit e mori në mbrojtje”

March 9, 2026
24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

LIVE! “Gjellë qensh në 700 tenxhere”, Rama: SPAK u bazua për akuzën ndaj Ballukut tek korrierët që i pret në kuzhinë…

March 9, 2026

Vendimi i PS: Nuk japim autorizim për arrest me burg apo në shtëpi për Ballukun

March 9, 2026
Manja zbulon  para Grupit: Dëshmitarja e SPAK është vetë e pandehur! Kabineti, nocion abstrakt!

Manja zbulon para Grupit: Dëshmitarja e SPAK është vetë e pandehur! Kabineti, nocion abstrakt!

March 9, 2026
Ajola Xoxa mungon në GJKKO, avokati: Është shtatzënë, mjeku i ka ndaluar të paraqitet

Ajola Xoxa mungon në GJKKO, avokati: Është shtatzënë, mjeku i ka ndaluar të paraqitet

March 9, 2026
Përmbytjet/ “Prurjet janë të menaxhueshme”, Balluku: Aeroporti i Rinasit dhe Porti i Durrësit…

Apeli i Posaçëm lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

March 9, 2026
Manja: SPAK bashkoi kallëzimet e Bashës dhe Bardhit dhe tani kërkon arrestimin e Ballukut

Manja: SPAK bashkoi kallëzimet e Bashës dhe Bardhit dhe tani kërkon arrestimin e Ballukut

March 9, 2026
LIVE! “Kërkesa e SPAK, hipotetike”, Manja: Po na kërkohet të zëvendësojmë masën, por Balluku e ka respektuar ‘pezullimin’

LIVE! “Kërkesa e SPAK, hipotetike”, Manja: Po na kërkohet të zëvendësojmë masën, por Balluku e ka respektuar ‘pezullimin’

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In