Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRWA, ka paralajmëruar se ofensiva e ardhshme e ushtrisë izraelite (IDF) në qytetin e Gazës mund të detyrojë shpërnguljen e rreth 1 milioni personave, përfshirë shumë që tashmë ishin larguar më parë nga shtëpitë e tyre.
Në një postim në X, UNRWA njofton se IDF e ka shpallur qytetin e Gazës “zonë të rrezikshme të luftës” dhe ka bërë me dije se do të ndërpresë pauzat taktike që ishin vendosur për lehtësimin e ndihmave humanitare.
Agjencia thekson se çdo përshkallëzim i mëtejshëm i operacioneve ushtarake do të rrisë vuajtjet dhe do të çojë më shumë njerëz drejt katastrofës humanitare, duke shtuar presionin mbi një zonë që tashmë përballet me uri të konfirmuar.











