• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paralajmërimi/ S’ka rroga për institucionet që nuk paguajnë sigurimet shoqërore

by Java News
29/01/2018 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave ka shtrënguar masat ndaj institucioneve publike që nuk paguajnë në mënyrë të rregullt detyrimet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve.

“Strukturat përgjegjëse në degët e thesarit nuk autorizojnë pagesën e pagës në muajin pasardhës, nëse nuk është kryer pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat personale, në muajin e mëparshëm nga njësitë shpenzuese të qeverisjes qendrore dhe vendore”, thuhet në udhëzimin për zbatimin e buxhetit 2018, i cili është lëshuar për njësitë zbatuese nga Ministria e Financave.

Me implementimin e sistemit të ri informatik tatimor dhe me mbylljen e llogarive  bankare në emër të drejtorive Rajonale Tatimore, kërkohet çdo ditë të sigurohet dërgim elektronik i arkëtimeve të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga struktura përgjegjëse për tatimet, sipas klasifikimit ekonomik buxhetor.

Për pagesën e muajit të fundit të vitit, njësitë shpenzuese të qeverisjes së përgjithshme duhet të paraqesin së bashku me urdhër-shpenzimin e pagave edhe konfirmimin e nëpunësit autorizues  dhe zbatues për mjaftueshmërinë e fondeve buxhetore për mbulimin e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Pagesa e sigurimeve shoqërore nga institucionet shtetërore u bë alarmante së fundmi kur tatimet publikuan një listë debitorësh me administrim publik që nuk paguanin. 63 institucione dhe ente publike, më së shumti bashki dhe 20 ndërmarrje ujësjellësi janë debitorë aktualisht për shkak se nuk kanë paguar detyrimet e sigurimeve shoqërore.

Të dhënat e tatimeve që datojnë deri në fund të vitit 2016 tregojnë detyrime në formën e sigurimeve të papaguara rreth 14 miliardë lekë borxhe. Ekspertët e ISSH-së u bëjnë apel punonjësve që të kryejnë verifikime, teksa mijëra dosje pensioni po shqyrtohen në Gjykatën Administrative.

Sipas të dhënave zyrtare tashmë të publikuara nga Tatimet, 10.8 miliardë lekë nga totali i detyrimeve ose 77% totalit është krijuar nga viti 2014-2016, teksa shihet se 3.2 miliardë lekë janë të mbaruara para vitit 2013. Siç shihet nga të dhënat, borxhi ndaj arkës së sigurimeve është rritur me ritme më të shpejta vitet e fundit. Vetëm më 2016 u akumuluan 4.6 miliardë lekë detyrime ose 32% e krejt totalit.

Burimet nga tatimet pohuan se një pjesë e madhe e këtyre detyrimeve u përkasin enteve publike dhe pushtetit lokal, pasi për bizneset private janë marrë masa shtrënguese. Nëse bizneset nuk paguajnë në kohë detyrimet për punonjësit, llogaritë bankare të tyre paguhen. Për institucionet shtetërore, puna ndryshon. (Marrë nga Monitor)

Next Post
Bruno Mars “pushton” Grammy Awards, fiton disa çmime

Bruno Mars “pushton” Grammy Awards, fiton disa çmime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“NATO duhet të kuptojë rëndësinë e saj për ne”/ Trump këmbëngul sërish për Groenlandën: Duhet ta marrim patjetër

“NATO duhet të kuptojë rëndësinë e saj për ne”/ Trump këmbëngul sërish për Groenlandën: Duhet ta marrim patjetër

January 10, 2026
Moti i keq/ Rama: Vijon puna për përballimin e situatës

Moti i keq/ Rama: Vijon puna për përballimin e situatës

January 10, 2026
Moti i keq, ARRSH: Ja akset që kanë probleme, shoferët të tregojnë kujdes

Moti i keq, ARRSH: Ja akset që kanë probleme, shoferët të tregojnë kujdes

January 10, 2026
VIDEO-Tragjike në Klos, makina bie në përrua/ Shoferin dyshohet se e mori rrjedha e ujit

VIDEO-Tragjike në Klos, makina bie në përrua/ Shoferin dyshohet se e mori rrjedha e ujit

January 10, 2026
“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In