Shkencëtari dhe fizikani i njohur Stephen Hawking ka paralajmëruar se njerëzimi do të zhduket nga toka në më pak se 600 vjet, pasi planeti tokë do të kthehet në një top i zjarrtë.
Ai deklaroi se njerëzit duhet “të shkojnë me guxim atje ku askush nuk ka shkuar më parë” nëse duam të vazhdojmë speciet tona për një milion vjet të tjera.
“Nëse nuk bëjmë-shprehet ai- bota do të bëhet e mbipopulluar dhe rritja e konsumit të energjisë do ta kthejë planetin në një top zjarri për shkak të konsumit tonë të lartë të energjisë”
Prof Haëking në Samitin Tencent ËE në Pekin i bëri thirrje investitorëve për të mbështetur planet e tij për të udhëtuar në yllin më të afërt jashtë sistemit tonë diellor.
“Falë migrimit hapësinor, ne mund të arrijmë një ditë në Mars dhe Plutoni brenda një dite” tha Prof Haëking.
Alpha Centauri është një nga sistemet më të afërt të yjeve, 4 miliardë vite dritë larg.
Ai tha se “Ideja që qëndron pas kësaj risie është që të ketë udhëtimin nanocraft në rreze të lehta”.
“Një sistem i tillë mund të arrijë Marsin në më pak se një orë, ose të arrijë Plutonin brenda një dite, të kalojë Voyager në më pak se një javë dhe të arrijë Alpha Centauri në pak më shumë se 20 vjet”, vazhdoi ai.
a.ç