• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paralajmërimi ogurzi: Në gusht një luftë e re në Ballkan?!

by Aalison Pearse Stevens
17/06/2016 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat serbe shkruajnë se Ballkani po përballet me një kërcënim serioz të sigurisë. Dhe ky kërcënim sipas tyre po vjen shkaku i ekstremistëve shqiptarë.

Sipas gjetjeve të medieve serbe, të marra nga qarqet e shërbimeve të inteligjencës serbe, së pari do të krijohet kaos në Maqedoni, prej nga do të vazhdohet drejt Serbisë jugore për tu shtrirë në gjithë rajonin.

Të gjitha veprimet e mëvonshme, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, do të kryhen si pjesë e një plani të paramenduar për të krijuar një Shqipëri të Madhe, gjegjësisht ndryshimit të kufijve në Ballkan!

E siç specifikon portali “Alo!” përshkallëzimi i ekstremizmit të islamikëve radikalë në Maqedoni mund të vijë në fillim të gushtit. Mediat serbe, në këtë kontekst kanë përmendur edhe deklaratën e ish-zëvendësshefit të CIA-s, Steeven Mayer i cili kishte thënë se mendon që ka shanse të mëdha që kufijtë në Ballkan do të ndryshojnë, pwrgatitur nga Telegraf.

“Mendoj se shanset janë të mëdha që kufijtë të ndryshojnë. Do të ndryshojnë kufijtë e Kosovës, edhe në Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedoni. Vendi më i rrezikshëm në Ballkan aktualisht është Maqedonia, jo vetëm për shkak të problemeve të shqiptarëve etnikë dhe ortodoksë të Maqedonisë, por edhe për shkak se në mesin e ortodoksëve në Maqedoni ka mosmarrëveshje”, kishte thënë Meyer.

Siç shkruan më tej “Alo!” konfliktet e armatosura në Kumanovë në vitin 2015 mund të shërbejnë si një model të provuar të goditjeve të reja, përcjell Telegrafi.

“Qëllimi është që kaosi në Maqedoni të shtrihet në vendet tjera, duke përfshirë edhe Serbinë”, citohet t’i ketë thënë këtij portali një burim nga Shërbimi serb i sigurimit.

Sipas fjalëve të tij, agjencitë serbe monitorojnë zhvillimet në rajon dhe janë të gatshme për të reaguar, sidomos “kur bëhet fjalë për jug të Serbisë, kryesisht Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”.

“Për shkak të situatës në jug të Serbisë, zyrtarët e sigurimit serb, vëmendje të veçantë i kushtojnë kësaj pjese, si dhe përgjatë kufirit administrativ me Kosovën”, citohet të ketë thënë ky burim. (b.an)

Next Post

Sanders: Përkrah Klintonin që të mos fitojë Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

February 14, 2026
EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

February 14, 2026
I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

February 14, 2026
Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar

Paralajmërimi i Guterres: Ekonomia globale duhet të kalojë PBB-në për të shmangur katastrofën planetare

February 14, 2026
Ambasada e SHBA-së shpërndan deklaratën e Rubios: Nga emigrimi masiv përfitojnë vetëm trafikantët

Dita e dytë e Konferencës në Mynih, Rubio: SHBA-të do të mbeten gjithmonë një “fëmijë i Europës”

February 14, 2026
Bota e së djeshmes

Bota e së djeshmes

February 14, 2026
FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

February 14, 2026
Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

February 14, 2026
Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

February 14, 2026
Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In