• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paralajmërimi/ Nëna 22-vjeçare rrahu djalin, Agjencia Shtetërore për mbrojtjen e Fëmijëve: Nëse përsëritet situata, i merret kujdestaria

by Java News
31/05/2023 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skena e rëndë e ndodhur në Durrës, ku nëna dhunon fëmijën e mitur dhe video bënë xhiron e rrjeteve sociale, u shoqërua me nisjen e hetimeve nga prokuroria. E reja është proceduar penalisht ne gjendje te lire, për shkak të fëmijës 4 muajsh që e ushqen me gji. Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe mbrojtjen e Fëmijëve, si institucion përgjegjës tha se ka nisur verifikimet.

“Ne e kemi marrë lajmin mediatikisht. Provat, videot ishin dërguar në polici. Janë vënë në lëvizje. Ka qenë 10-12 ditë kërkime. Ishte një nënë nomade, lypte. Më pas ishte identifikuar në bashkinë e Peqinit ku jetonte me familjen tjetër. Bashkëshortin e dytë, vjehrrin dhe dy fëmijët. Janë raste të brishta. Nëna është shoqëruar në prokurori, kanë nisur hetimet”, tha Alma Tandilli, drejtoreshë e Agjencisë së Mbrojtjes së Fëmijëve.

Nëna 22-vjeçare është vendosur në monitorim periodik dhe sipas Tandillit, në rast se konstatohet përsëritje e dhunës, und do ti merren të dy fëmijët, për ti kaluar në kujdestarinë e shtetit.

“Fëmija ka qenë më ushqyerje në gji dhe është vendosur të monitorohet e lirë. Do mbahet në monitorim dhe nëse evidentojmë dhunë do vendosim ti marrim fëmijët. Nuk merret vetëm fëmija e dhunuar, por dhe fëmija që është në gji”, tha Tandilli per Report TV.

Një akt i tillë i heqjes së kujdestarisë së fëmijës, parashikohet edhe legjislacionin shqiptar.

“Nëse rezulton se të dy prindërit, si babai dhe nënë ushtrojnë dhunë të përsëritur ndaj fëmijës, nën seksioni familjar i gjykatës, merr vendim për ti kaluar shtetit”, tregoi avokatja Vjollca Pustina.

Megjithatë pavarësisht rasteve të heqjes së kujdestarisë, institucionet bëjnë kujdes që fëmija të mos humbasë lidhjet me familjen

“Ne e heqim nga familja. Ka raste që ne kemi hequr përgjegjësinë prindërore. I çojmë në institucione përgjegjëse, ose tek një familjar i afërm”, tha Tandilli.

Sipas statistikave, rastet e trajtimit jo të duhur ndaj miturve, nga viti në vit kanë pasur një rritje pasi vetëm gjatë vitit 2022, janë marrë në mbrojtje 2400 fëmijë./m.j

Next Post
FOTO/ Rama takohet me Macron, zbardh bisedën: Nga lufta në Ukrainë te marrëdhëniet e Ballkanit me BE. Ja për çfarë diskutuam

FOTO/ Rama takohet me Macron, zbardh bisedën: Nga lufta në Ukrainë te marrëdhëniet e Ballkanit me BE. Ja për çfarë diskutuam

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama/ Ja kush ikën e kush vjen (Profilet)

Kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama/ Ja kush ikën e kush vjen (Profilet)

February 26, 2026
“Nuk ka marrëveshje pa Kinën!”, Rubio zbulon kushtet e SHBA-së për paktin global të armëve bërthamore

“Nuk ka marrëveshje pa Kinën!”, Rubio zbulon kushtet e SHBA-së për paktin global të armëve bërthamore

February 26, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

February 26, 2026
U ekstradua nga Dubai/ Mbërrin në Shqipëri Durim Bami, momenti kur shoqërohet nga Rinasi drejt IEVP

U ekstradua nga Dubai/ Mbërrin në Shqipëri Durim Bami, momenti kur shoqërohet nga Rinasi drejt IEVP

February 26, 2026
Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon SPAK për kthimin në qeli të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon SPAK për kthimin në qeli të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka

February 26, 2026
EMRAT / 7 ndryshime drastike në qeveri, ikën Balluku! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

EMRAT / 7 ndryshime drastike në qeveri, ikën Balluku! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

February 26, 2026
Numri i lartë i të paraburgosurve, Lamallari: Të zbatohen masa alternative si mbikëqyrja elektronike

Numri i lartë i të paraburgosurve, Lamallari: Të zbatohen masa alternative si mbikëqyrja elektronike

February 26, 2026

Edi Rama si “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtor me drejtësinë”

February 26, 2026
Paraqesin rrezik për stabilitetin e saj/ Ndalohet kalimi i mjeteve të rënda në një urë mbi lumin Shkumbin në Peqin

Paraqesin rrezik për stabilitetin e saj/ Ndalohet kalimi i mjeteve të rënda në një urë mbi lumin Shkumbin në Peqin

February 26, 2026
Ekstradimi nga Dubai/ “Pse Durim Bami mund të ‘zbërthejë’ mënyrën se si ka funksionuar krimi shqiptar”

Ekstradimi nga Dubai/ “Pse Durim Bami mund të ‘zbërthejë’ mënyrën se si ka funksionuar krimi shqiptar”

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In