Britanikët janë paralajmëruar që të kenë kujdes nga pushtimi i minjve nëpër shtëpitë e tyre, pasi meteorologët kanë parashikuar se sivjet do të mbajë dimri më i ftohtë i këtij shekulli. Ftohti i madh është arsyeja që minjtë do të pushtojnë shtëpitë në Britani të Madhe derisa janë paralajmëruar miliona funte dëme nga minjtë, shkruan Daily Mail.
Paralajmërimet e para erdhën pasi temperaturat në disa pjesë të Britanisë ranë në -6 gradë Celsius dhe është parashikuar se do të jetë dimri i ftohtë në dekadat e fundit.









