• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Paralajmërimi/ Mashtrim online me pakot e Postës Shqiptare, hakerat vjedhin të dhënat personale ose lekë. Kujdes!

by Java News
19/09/2023 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në rrjetin social Facebook me emrin “Posta Shqiptare” është hapur një faqe të martën e 18 shtatorit. Postimi i parë shfaq një super ofertë ndaj qytetarëve, por që në fakt, rezulton të jetë një nga mashtrimet më të mëdha, që po qarkullon së fundi edhe në Shqipëri.

Personat pas kësaj faqeje, reklamojnë disa kuti të mbyllura kartoni me mbishkrimin “Posta Shqiptare”, duke deklaruar se janë pako të porosive që për arsye të ndryshme kanë mbetur në magazinat e postës pa shkuar në destinacion. Për të pasur përhapje sa më të gjerë, hakerat kanë bërë sponsorizimin e faqes, në mënyrë që të shpërndahet tek sa më shumë përdorues të Facebook, raporton Report TV.

Faqja pas të cilës fshihen mashtrues, i ka nxjerrë në ofertë këto pako, duke ia ofruar qytetarëve të interesuar, t’i blejnë me çmimin 236 lekë.

“Çdo vit, Posta Shqiptare mbledh paketa të braktisura. Sipas rregullave, Posta Shqiptare mund t’i menaxhojë këto dërgesa të papranuara. Por tani prezanton zbulime të papritura vetëm për 236 LEK. Kur hapni këto paketa, përgatituni të gjeni një gamë të ndryshme të objekteve, nga pajisjet elektronike deri te artikujt e shtëpisë, dhe ndoshta edhe aksesore ose dhurata të papritura”

Për tu bërë të besueshëm, mashtruesit kanë hapur disa profile të rreme kryesisht me emra të huaj, për të komentuar në këtë postim, si provë se shumë prej tyre i kanë blerë pakot dhe kanë qëlluar me fat duke përfituar telefona, kamera, tharëse orë, dhe sende të tjera, që sigurisht nëse do të ishte gjithçka reale, kanë vlerë shumë më të madhe se sa 236 lekëshi që paguhet për pakon surprizë.

Faqja e rremë e hakerave online i kërkon qytetarëve që të aplikojnë me një klikim të vetëm, por në fakt, të ftojnë drejt një skeme mashtrimi, që mund të jetë një virus për të vjedhur të dhënat personale, apo mund të ofrojë dhe hapat për të bërë pagesën 236 lekë për kuti.

E njëjta skemë mashtrimi po në Facebook, dhe gjithashtu me të njëjtin çmim, 236 lekë, është përdorur në Shqipëri, ndoshta nga të njëjtët haker, edhe për valixhet.  Hakerat që e përhapën këtë mashtrim gjatë kësaj vere, pretendonin se kompania e çantave dhe valixheve ‘Samsonite’ kishte mbyllur një nga qendrat e saj dhe për këtë arsye, po ofronte produktet me çmime të lira./m.j

Next Post
“Çantë përgjuese e prodhimit indian”/ Eksperti tregon detajet: Si u realizua videoja në zyrën e Safet Gjicit

Videoja erotike/ Rrëfehet Alma: E demaskova Gjicin, e ka bërë edhe me të tjera, kanë frikë ta denoncojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

March 16, 2026
Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

March 16, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat! Jetëgjatësia më e lartë, në jug të vendit

March 16, 2026
Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

March 16, 2026
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

March 16, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

“Çmimi i naftës do ulet”, Trump: Lufta do të mbarojë së shpejti

March 16, 2026
Grupi i PD bojkoton nesër Kuvendin, Bardhi: Seancë për axhendë personale, s’ka rend dite të miratuar

Grupi i PD bojkoton nesër Kuvendin, Bardhi: Seancë për axhendë personale, s’ka rend dite të miratuar

March 16, 2026
Një vit nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, prindërit: Duam drejtësi, s’do i falim kurrë! Ata shkelën gjakun e fëmijës sonë

Një vit nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, prindërit: Duam drejtësi, s’do i falim kurrë! Ata shkelën gjakun e fëmijës sonë

March 16, 2026
Polonia drejt largimit nga BE? Kryeministri Tusk paralajmëron zhvillime të bujshme

Polonia drejt largimit nga BE? Kryeministri Tusk paralajmëron zhvillime të bujshme

March 16, 2026
Irani kërcënon Rumaninë: Do të përballeni me pasoja nëse bazat tuaja përdoren për sulme kundër nesh

Irani kërcënon Rumaninë: Do të përballeni me pasoja nëse bazat tuaja përdoren për sulme kundër nesh

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In