• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paralajmërimi IGJEUM: Këto dy ditë do të jenë të rrezikshme, qarqet që do kenë përmbytje

by Java News
07/01/2021 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar në lidhje me zonat që rrezikojnë përmbytje si pasojë e reshjeve të shiut përgjatë ditës së sotme dhe të nesërme. Në njoftim thuhet se në këto dy ditë do të kete reshje intensive në Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër. Sipas IGJEUM reshjet do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

“Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave (7 -11 Janar 2021) priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM,  këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021. Lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 Janar 2021. Lumenjtë Seman dhe Vjosa parashikohen të rrezikshëm por me probleme më të vogla lokale të përmbytjeve. Shkalla e rrezikut nga përmbytjet lumore do varet edhe nga sasia e shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave. Përmbytje urbane dhe rrëshqitje të dherave mund të ndodhin gjithashtu në pothuajse të gjitha qarqet.  Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

RESHJET   

Sot pasdite ( e enjte, dt. 07) dhe nesër (e premte, dt. 08) priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, ndërsa në qarqet Fier, Berat dhe Korçë mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në veri dhe lindje në lartësitë mbi 600m reshjet do të jenë në formë bore.

 TEMPERATURAT

Nesër ( e premte, dt. 08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 18 °C, në vendet e ulëta: 8 / 12 °C, në vendet malore:0 / 11 °C  

ERA

Sot pasdite ( e enjte, dt. 07) dhe nesër ( e premte, dt. 08) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë“, thuhet në njoftimin e IGJEUM.

g.kosovari

Next Post
OBSH: Europa në qendër të “stuhisë” së COVID-19, java e ardhshme është kritike

"Të intensifikohen masat", OBSH: Situata me variantin e ri të virusit është alarmante

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

BSH: Pagesat elektronike në rritje/ Më shumë transferta në banka dhe Home Banking

March 10, 2026
Prezantohet sistemi i ri digjital që i jep fund radhëve në dogana/ Ibrahimaj: Shqipëria, 100% e integruar me tregjet europiane

Prezantohet sistemi i ri digjital që i jep fund radhëve në dogana/ Ibrahimaj: Shqipëria, 100% e integruar me tregjet europiane

March 10, 2026
Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

March 10, 2026
Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

March 10, 2026
Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

March 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK, Dritan Leli: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK, Dritan Leli: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

March 10, 2026
“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron përshkallëzim: Sot dita më intensive e sulmeve

“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron përshkallëzim: Sot dita më intensive e sulmeve

March 10, 2026
E pushoi nga puna në Itali, 43-vjeçari shqiptar sulmon ish-shefen me molotov, arratiset dy herë dhe përfundon në burg

E pushoi nga puna në Itali, 43-vjeçari shqiptar sulmon ish-shefen me molotov, arratiset dy herë dhe përfundon në burg

March 10, 2026
NATO në gatishmëri pas sulmit me dron në Qipro/ Mastershefi shqiptar: Izraelin dhe Libanin i kemi 30 min larg, i shohim raketat

NATO në gatishmëri pas sulmit me dron në Qipro/ Mastershefi shqiptar: Izraelin dhe Libanin i kemi 30 min larg, i shohim raketat

March 10, 2026
Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In