Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron për një valë të tretë të koronavirusit në Europë.
Ka qenë i dërguari special i OBSH-së, David Nabarro, i cili lëshon këtë alarm, në rast se vendet e Unionit nuk do të marrin masa.
Madje ai ka hedhur akuza në drejtim të qeverive europiane që sipas tij nuk kanë ndërtuar infrastrukturën e nevojshme gjatë muajve të verës.
“Nëse ata nuk e ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme, ne do të përballemi me valën e tretë në fillim të vitit të ardhshëm”, tha ai për mediat zvicerane.
Nabarro vlerësoi përgjigjen ndaj pandemisë së vendeve aziatike, si Koreja e Jugut.
/a.r