• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Paralajmërimi i vëzhguesve të BE/ Çfarë zbuloi dokumenti prej 25 faqesh për virusin/ Roli i Kinës dhe Rusisë

by A R
24/04/2020 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vëzhguesit e Bashkimit Evropian kanë identifikuar një “konvergjencë të dezinformimit” midis Kinës, Iranit dhe Rusisë lidhur me pandeminë e koronavirusit.Ata thonë se ato po “shumëfishohen” në një mënyrë të koordinuar, sipas një dokumenti të brendshëm të parë nga Radio Evropa e Lirë.

Dokumenti, i cili është i datës 20 prill, thotë se temat e zakonshme të dezinformimit janë se koronavirusi është një armë biologjike e krijuar në Shtetet e Bashkuara për të mposhtur kundërshtarët si dhe informacionet që tregojnë se Kina, Irani dhe Rusia “kanë më shumë sukses se Perëndimi” në luftimin e epidemisë.

Dokumenti gjithashtu thotë se udhëheqësit iranianë – të përforcuar nga mediat ruse – vazhdojnë të bëjnë thirrje për heqjen e sanksioneve amerikane kundër Iranit, duke pretenduar se ato po dëmtojnë përgjigjen humanitare dhe mjekësore të vendit ndaj COVID-19.

Dokumenti potencon se kjo është pjesë e një “konvergjence” më të gjerë ruse, iraniane dhe kineze që bën thirrje për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Iranit, Sirisë dhe Venezuelës.

Të gjitha vendet janë përballur me rritje të sanksioneve ekonomike të SHBA.-së nën udhëheqjen e presidentit, Donald Trump.

Në rastin e Sirisë, dezinformimi përdoret “për të përforcuar një retorikë anti-BE, që pretendon se blloku po kryen një” luftë ekonomike” ndaj këtij vendi të Lindjes së Mesme.

Dokumenti prej 25 faqesh është shkruar nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS).

Ky është një përditësim i një raporti të muajit prill që pretendon se Rusia dhe Kina po vendosin një fushatë dezinformimi rreth pandemisë së koronavirusit që mund të ketë “pasoja të dëmshme” për shëndetin publik në të gjithë botën.

Në një raport të muajit mars, vëzhguesit e BE-së akuzuan mediat pro-Kremlin për përhapjen aktive të dezinformatave për epideminë, në përpjekje për të “minuar besimin e publikut” në vendet perëndimore.

Raporti i ri thotë se Rusia dhe në një masë më të vogël Kina, vazhdojnë të fuqizojnë “retorikën e komplotit” që synojnë të dy audiencat publike: në BE dhe më gjerë, në vendet fqinje të saj.

Dokumenti vëren se burimet zyrtare ruse dhe media shtetërore vazhdojnë të bëjnë një fushatë të koordinuar që synojnë dëmtimin e BE-së përfshirë reagimin e saj ndaj krizave, si dhe për të mbjellë konfuzion në lidhje me ndikimet shëndetësore të COVID-19.

Dokumenti gjithashtu thotë se shumica e përmbajtjeve të identifikuara nga EEAS vazhdojnë të shpërndahen në mediat sociale si Twitter dhe Facebook.

Dokumenti pretendon se Google dhe shërbimet e tjera që ofrojnë reklama online “vazhdojnë të fitojnë para dhe stimulojnë dezinformimin duke vendosur reklama me pagesë në faqet e internetit përkatëse.”

Përfaqësuesit e këtyre kompanive nuk janë përgjigjur në kërkesën e Radios Evropa e Lirë për të komentuar këto pretendime.

Sipas analizës nga ekipi i monitoruesve të BE-së, dezinformatat në lidhje me virusin po përhapen në mënyrë virale në tregjet e vogla të mediave, brenda dhe jashtë BE, në të cilat gjigantët e teknologjisë “kanë një nivel më të ulët të kundër-masave”. REL

Next Post
Zhgënjen kompania amerikane, dështon testimi i ilaçit që do të luftonte koronavirusin

Zhgënjen kompania amerikane, dështon testimi i ilaçit që do të luftonte koronavirusin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In