Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërcënuar me veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formim të institucioneve. Ai ka kërkuar që sa me shpejtë të bëhet propozimi për mandatarin.
Thaçi ka deklaruar para mediave se shpreson në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjendet një zgjidhje, në përputhshmëri me votën e qytetarëve.
Ai ka shtuar se në rast se nuk ndodh një gjë e tillë do të ndërmarrin të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor.
“Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejnë zgjedhje politike në përputhshmëri me votën e qytetarëve me 6 tetor, shpresoj që kjo zgjedhje të jetë sa më e shpejt. Në anën tjetër do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor”, shtoi ai.
Partia e udhëhequr nga Albin Kurti po thonë se do të bëjnë dorëzimin e propozimit për mandatar brenda afateve dhe pa vonesa. Pa saktësuar se kur do të bëhet një gjë e tillë, nuk dihet nëse brenda kësaj kohe LV e LDK-ja do të mund të merren vesh për bashkëqeverisje.
Për këto deklarata e se kur do të bëjnë propozimin për mandatar, kanë folur sot gjatë ditës nga Lëvizja Vetëvendosje në një deklaratë për Gazetën Express.
Nga zyra për media, Arlind Manxhuka ka thënë se synim i LV-së mbetet edhe më tutje krijimi i institucioneve të reja, tash kur veçse është bërë zgjedhja e kryesisë.
Ai ka shtuar se brenda afateve do të bëjnë edhe dorëzimin e emrit për mandatar, por, pa saktësuar se kur do të ndodhë një gjë e tillë.
g.kosovari