• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Paralajmërimi i sekretarit amerikan të Mbrojtjes: Lufta tjetër e madhe është shumë ndryshe

by Java News
01/05/2021 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se Shtetet e Bashkuara duhet të përgatiten për një konflikt të mundshëm në të ardhmen që do të ketë pak ngjashmëri me “luftërat e vjetra” të cilat prej kohësh kanë konsumuar Pentagonin.

Ai i bëri komentet të premten në fjalimin e tij të parë të rëndësishëm mbi politikat e Pentagonit.

Sekretari Austin bëri thirrje për shfrytëzimin e përparimeve teknologjike dhe integrimin më të mirë të operacioneve ushtarake në botë për “të marrë vendime më të shpejta dhe vepruar më shpejt”.

“Mënyra e luftimit në betejën tjetër të madhe do të jetë shumë ndryshe nga luftrat e fundit”, tha zoti Austin gjatë një vizite në Komandën e Paqësorit në shtetin Hauai.

Zoti Austin nuk përmendi shprehimisht rivalët si Kina apo Rusia. Komentet e tij bëhen ndësa Shtetet e Bashkuara fillojnë tërheqjen e pakushtëzuar nga Afganistani, me urdhër të Presidentit Joe Biden, që synon t’i japë fund luftës më të gjatë të Amerikës dhe ripërcaktimin e përparësive të Pentagonit. Zoti Austin e pranoi përfshirjen e tij operacionale në luftërat e fundit të Amerikës gjatë 20 viteve të fundit.

Kritikët thonë se tërheqja nga Afganistani nuk do t’i japë fund konfliktit të brendshëm të atij vendi ose të shuajë kërcënimet e terrorizmit. Komentet e zotit Austin nuk dukej t’i referoheshin veprimeve specifike ose të ishin parashikime për ndonjë konflikt konkret. Ai parashtroi me sa duket syime më të gjera për drejtimin e Pentagont nën administratën e Presidentit Biden.

“Ne nuk mund ta parashikojmë të ardhmen. Prandaj, ajo që na duhet është kombinimi i duhur i teknologjisë me konceptet dhe aftësitë operacionale, të gjitha të ndërthurura së bashku në një rrjet që është i besueshëm, tejet fleksibël e që do të frenonte çdo kundërshtar”, tha zoti Austin.

Parandalimi i një konflikti do të nënkuptonte krijimin e “avantazheve për ne dhe dilemave për ata”, tha ai.

Reagimi amerikan mund të jetë indirekt, tha ai, duke përshkruar një skenar në të cilin mund të “përdoret lufta kibernetike për të reaguar ndaj një incidenti detar qindra kilometra larg.”

Next Post
Tetë vitet e Lulit në opozitë dhe tetë javët në fushatë!

Edhe humbës, edhe për faqe të zezë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In