• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Paralajmërimi i Ramës/ Policia ndëshkon me gjoba lokalet e natës në Jug, s’respektuan orën policore

by Java News
10/07/2021 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas kritikave të kryeministrit Edi Rama, duket se Policia e Shtetit është vënë në lëvizje për të ndëshkuar subjektet që tejkalojnë orën policore, duke mbajtur hapur lokalet e natës.

Policia bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me gjoba 1 milionë lekëshe të reja, 7 administratoreve të lokaleve të natës nga Vlora, Dhërmi dhe Sarandë.

“U konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 7 administrator subjektesh të ndryshme në Vlorë, Dhërmi dhe Sarandë.

Strukturat e Policisë Vlorë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë  kanë konstatuar 7 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë konkretisht shtetasit :

-M. L., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

-K. M., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në restorantin e tij, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

-G. D., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

-A. M., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit duke vendosur bokse me muzikë në plazh, në Dhërmi, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

-A. H., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, në Dhërmi, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

-S. I., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1, Sarandë.

-K. S., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1, Sarandë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit”, thekson Policia e Shtetit.

g.kosovari

Next Post
Zjarri shkrumbon 3 hektarë tokë në Krujë/ Digjen disa parcela me grurë, rrezikohen banesat

Zjarri shkrumbon 3 hektarë tokë në Krujë/ Digjen disa parcela me grurë, rrezikohen banesat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eurostat: Të rinjtë kryesojnë përdorimin e mjeteve të IA në BE

Eurostat: Të rinjtë kryesojnë përdorimin e mjeteve të IA në BE

February 10, 2026
Rendi botëror i Trump varet mbi Europën! Konferenca e sigurisë në Mynih, grindjet, lufta dhe paqja

Rendi botëror i Trump varet mbi Europën! Konferenca e sigurisë në Mynih, grindjet, lufta dhe paqja

February 10, 2026
Arrestohet në Morinë 39-vjeçari nga Kosova, u kap me fishekë, thika dhe sëpatë

Arrestohet në Morinë 39-vjeçari nga Kosova, u kap me fishekë, thika dhe sëpatë

February 10, 2026
Balla takim me ambasadorin britanik Nick Abbott: Diaspora shqiptate në Britani, urë e rëndësishme lidhëse mes dy vendeve

Balla takim me ambasadorin britanik Nick Abbott: Diaspora shqiptate në Britani, urë e rëndësishme lidhëse mes dy vendeve

February 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

“O idiotë të Hagës, UÇK-ja ishte ushtri, jo OJQ për të drejtat e njeriut!”

February 10, 2026

Antikorrupsioni i një opozite me Berishën në krye, Ahmetajn aleat dhe deputetë të flakurit nga drejtësia

February 10, 2026
Komisioni antikorrupsion, ambasada e SHBA: Të mbrohet pavarësia e institucioneve

Mesazhi i ambasadës së SHBA në Tiranë: Viza juaj mund të anulohet nëse arrestoheni për këto vepra penale

February 10, 2026
Banorët përplasen në dyert e Këshillit Bashkiak në Durrës, protestën e shuan Policia

Banorët përplasen në dyert e Këshillit Bashkiak në Durrës, protestën e shuan Policia

February 10, 2026
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla paraqitet në SPAK: Ja akuzat ndaj tij

Kryebashkiaku Memolla do ta vuajë dënimin në burgun e qytetit të tij

February 10, 2026
U fshehën emrat e burrave me pushtet?! DOJ nën presion për 3 mln faqe të dosjes “Epstein”

U fshehën emrat e burrave me pushtet?! DOJ nën presion për 3 mln faqe të dosjes “Epstein”

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In