• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Paralajmërimi i OBSH: Nëse masat hiqen para kohe do të kemi një “ringjallje të virusit vdekjeprurës”

by Java News
11/04/2020 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit, prej ditësh ka bërë thirrje se heqja e masave të parandalimit të koronavirusit shumë herët mund të shkaktojë një “ringjallje vdekjeprurëse” të infeksionit. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vendet duhet të tregohen të kujdesshëm për lehtësimin e kufizimeve, edhe pse disa luftojnë me ndikimin ekonomik.

Vendet më të goditura në Evropë, Spanja dhe Italia, janë duke menduar të heqin disa masa, ndërkohë që izolimi atje vazhdon, ndërkohë që në të gjithë botën ka 1.6 milion persona të prekur dhe 101.000 vdekje.

Duke folur në një konferencë virtuale për shtyp në Gjenevë, Tedros tha se kishte një “ngadalësim të pritur” të epidemive në disa vende evropiane. Ai tha se OBSH po punonte me qeveritë për të formuar strategji për lehtësimin e kufizimeve, por kjo nuk duhet të bëhet shumë shpejt.

“Heqja e kufizimeve shumë shpejt mund të çojë në një ringjallje të menjëhershme të këtij virusi vdekjeprurës. Gjendja mund të bëhet edhe më e rrezikshme nëse nuk menaxhohet sic duhet,” tha ai.

Si po lehtësohen masat në Spanjë dhe Itali?

Qeveria në Spanjë po përgatitet të lejojë disa sektorë që të kthehen në punë të hënën, si ato në sektorin e ndërtimit dhe fabrikat prodhuese. Ndërkohë që numrin më të ulët të vdekjeve ditore e ka shënuar ditën e djeshme, ku u regjistruan 605 njerëz të vdekur. Sidoqoftë, qeveria u ka kërkuar njerëzve që të vazhdojnë të mbështesin rregullat e distancimit, gjatë fundjavave dhe gjate festës së pashkëve.

Në Itali, Kryeministri Giuseppe Conte zgjati bllokimin kombëtar deri në 3 maj, duke paralajmëruar se fitoret e arritura deri tani nuk duhet t’i humbim. Sidoqoftë, një pjesë e vogël e bizneseve që janë mbyllur që nga 12 marsi do të lejohen të rihapen të martën.

Z. Conte përmendi posaçërisht libraritë dhe dyqanet e veshjeve për fëmijë, por raportet e mediave sugjerojnë që mund të përfshihen edhe biznese të tjera, ndërkohë deri më tani vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë janë lejuar të operojnë që nga fillimi i periudhës së izolimit. Numri i vdekjeve në Itali u ul dje, duke shënuar 570, më pas së ditët e tjera dhe numri i rasteve të reja është gjithashtu më i ulët.

Ndërkohë numri i të vdekurve në Francë shkoi afro 1000 në të njëjtën ditë, por autoritetet shëndetësore atje thonë se numri i personave në njësite e kujdesit intensiv ka rënë paska gjatë stive të fundit.

A po ngadalësohet përhapja e virusit?

Kreu i OBSH-së Tedros deklaroi se ka një ngadalësim të dukshëm të infeksioneve në disa vende evropiane. Edhe autoritetet amerikane thonë se shpërthimi i koronavirusit mund të ketë filluar të bjerë. Deborah Birx, koordinatorja e grupit të punës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, tha të Premten se ndërsa kishte shenja inkurajuese për numrin në rënie të të prekurve, epidemia nuk kishte arritur akoma në kulmin e saj. Ndërkohë, Tedros ka paralajmëruar se virusi tani po përhapet me shpejtësi edhe në vendet e tjera si Afrikën. Sipas ekspertit të OBSH, është përhapur kryesisht në zonat rurale.

“Tani ne po shohim se koronavirusi i ri është përhapur në 16 vende në këtë kontinent, ndërkohë që parashikohen vështirësi të mëdha edhe për sistemet shëndetësore atje, sepse këto zona nuk kanë të njëjtat burime si ato në qytete,” shtoi Tedros./BBC/

Next Post
Epidemiologu Alban Ylli: Koronavirusi nën kontroll, sukses i strategjisë që bëmë për testimet

Shkon në 433 numri i të prekurve nga Covid-19/ Sa raste të reja u zbuluan në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In