• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paralajmërimi i Nanos: Berisha në një fazë të çoroditur, mund t’i ikë situata nga duart

by A R
11/11/2021 21:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas analistit Mustafa Nano ish-lideri historik i PD Sali Berisha është në një fazë të çoroditur për shkak të situatës në PD dhe kjo sipas tij mund të bëjë që situata t’i dalë jashtë kontrollit. Lidhur me hezitimin për dorëzimin e firmave në strukturat zyrtare të PD-së, në një intervistë për MCN TV, Nano tha se ndoshta Berisha me këtë nismë që ka bërë ka dashur të thotë që jam i rëndësishëm në këtë vend dhe ndoshta se ka në plan fare të mbledhë Kuvendin.

I pyetur për deklaratat nëse mund të ketë firma të falsifikuara, Nano tha se do të mjaftonte një firmë e falsifikuar dhe procesi do të kompromentohej.

Intervista:

Lulzim Basha dhe njerëzit e tij pretendojnë se Sali Berisha nuk i ka mbledhur firmat e nevojshme për thirrjen e Kuvendit. Në gjykimin tuaj, a ka Sali Berisha forcën për të mbledhur të paktën firmat e 1600 anëtarëve?

Nano: Mëndja më thotë që e ka fuqinë të mbledhë shumë më tepër se aq. PD esencialisht është e Berishës. Edhe Bardhi e tha sot që kam mbajtur në shtëpi foton e Berishës dhe është e pamundur mos e identifikosh PD me të. Nuk e di nëse ka firma të falsifikuara dhe nuk e di pse mund ta ketë bërë këtë. Por duhet parë dhe provuar.

Pse ky hezitim i Sali Berishës për të dorëzuar firmat në strukturat zyrtare të PD-së, në fund të fundit ai betejën thotë se ka me Lulzim Bashën. A duhet ta respektonte Berisha partinë?

Nano: Mendoj që me këtë nismë që ka bërë ka dashur të thotë që jam i rëndësishëm në këtë vend. Ndoshta se ka në plan fare të mbledhë Kuvendin, thjeshtë do të tregojë që po të dua unë e marr PD-në. Ai është në një fazë të çoroditur dhe mund ti ikë situata nga duart. Nëse gjendet njëri me firmë të falsifikuar dhe kompromentohet procesi. Ai ndoshta nxitoi me datën për ta cilësuar si dhjetor të dytë. Berishën në 30 unë nuk është se e kam marrë vesh, por besoj se është në një fazë konfuzioni. Ai e ka ditur para Ramës që nuk udhëtonte në Amerikë dhe që ata e shikonin si dele të zezë. Edhe pse ka degraduar ai mungohet të kapet dhe të sabotojë reforma të caktuara. Ai është armiku kryesor i reformës në drejtësi.

Basha akuzoi sot se mazhoranca e Edi Ramës është bërë pjesë e asaj që e quan përpjekje për puç brenda Partisë Demokratike. I besoni kësaj deklarate?

Nano: Mendoj se janë çoroditur të gjithë. Të dyja palët parashtrojnë Ramën para votuesve të tyre. Duket që Rama përfiton shumë nga kjo situatë dhe nuk ka ndërhyrë fare. Rama ka qenë me punët e veta dhe ata e fusin kot në këtë histori.

Si e shihni fundin e kësaj përplasjeje?

Nano: Nuk do ta rrëzojë dot Bashën, ai do mbetet njeriu që në terma legalë do të zotërojë PD-në. Berisha mund të krijojë parti të re vetëm se duhet të bindemi nëse e ka në plan një gjë të tillë, por për këtë do të bindemi në javët e ardhshme.

/a.r

Next Post
“Demokratët s’mbyllen në kasafortë”/ Bardhi: Për hallet e Berishës s’do shpikimim një statut të ri

Edhe PD me patronazhistë?! Bardhi: Unë i kam kartat e të gjithë demokratëve! Pse mi fshehin firmat?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

April 10, 2026
A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In