• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Paralajmërimi i FMN-së: Pasojat ekonomike të pandemisë, edhe më të rënda sesa parashikimi i zymtë që bëmë

by Java News
14/05/2020 07:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një zyrtar i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtar tha se perspektiva ekonomike botërore mund të jetë edhe më e keqe sesa parashikimi i zymtë i njoftuar nga organizata muajin e kaluar.

“Skenari ynë ka të ngjarë të bjerë pak”, tha Alejandro Werner, drejtori i FMN-së për Hemisferën Perëndimore (ku përfshihen të gjitha vendet e Amerikës Qëndrore dhe Jugore), në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Në prill FMN-ja parashikoi një tkurrje prej 3 për qind të ekonomisë globale këtë vit, bazuar në parashikimet të cilat prisnin një lehtësim të krizës shëndetësore të koronavirusit në gjysmën e dytë të vitit. Për Amerikën Jugore, ajo kishte parashikuar një tkurrje prej 5.2 për qind.

F5C6E67D-AACC-41D2-A29C-0AB0AF40D57E_w650_r1_s

Por, ndërsa më shumë vende rihapen dhe pandemia tregon pak shenja të ngadalësimit, zoti Werner tha: “Ne po llogarisim në një skenar bazë që mund të jetë dyfishi i tkurrjes prej 3 për qind, dhe në Amerikën Latine mund të shohim një tkurrje që mund të jetë më afër 8 përqindshit.”

Werner tha se është “një iluzion” për qeveritë që të mendojnë se mund të shmangin masat e ashpra kufizuese, si në Nikaragua, ku qeveria ka vendosur kundër çdo lloj karantine dhe do të vazhdojë të gjitha aktivitetet ekonomike.

Zyrtari i FMN-së gjithashtu shprehu shqetësim për Venezuelën, e cila u përfshi në një krizë ekonomike që detyroi emigrimin masiv edhe para pandemisë.

“Rasti i Venezuelës nuk është një ‘dekadë e humbur’. Është një dekadë e një përmbysjeje gjigande. Ajo që ka ndodhur në Venezuelë është një katastrofë makroekonomike dhe sociale që nuk e kemi parë kurrë në rajon”, tha Werner.

Nëse do të ketë një valë të re emigrimi për shkak të pandemisë, tha ai, ajo mund të përkeqësojë gjendjen ekonomike të vendeve fqinje që i pranojnë venezuelianët.

“Por edhe në mungesë të pandemisë, fakti është se 25 për qind e popullsisë është larguar nga vendi dhe kjo paraqet një sfidë të madhe, veçanërisht në kontekstin e rritjes më të ngadaltë ekonomike dhe krijimit të më pak vendeve të punës,” shtoi ai.

Ekonomisti Werner theksoi se “nuk kanë ndryshuar kushtet” e FMN-së për miratimin e një kredie emergjente për qeverinë e debatueshme të presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro.

Qeveria e Maduro i ka kërkuar FMN-së 5 miliardë dollarë për ta ndihmuar atë në trajtimin e pandemisë së koronavirusit. Kërkesa u refuzua me arsyetimin se qeverisë së zotit Maduro i mungon njohja ndërkombëtare.

Deri më tani, FMN-ja ka dhënë më shumë se 3.4 miliardë dollarë kredi emergjente për 19 qeveri në Hemisferën Perëndimore, ku përfshihen të gjitha vendet e Amerikës Qëndrore dhe Jugore. /VOA

Next Post
“Nuk i intereson sa të vdekur ka nga koronavirusi”/ Robert De Niro shpërthen në akuza të forta ndaj Trump

“Nuk i intereson sa të vdekur ka nga koronavirusi”/ Robert De Niro shpërthen në akuza të forta ndaj Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In