• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Paralajmërimi i Erdogan për NATO-n: S’ka kuptim që aleatët tanë të pajisin me armë organizatat terroriste

by Java News
07/05/2019 08:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Ne jemi vendi i vetëm i NATO-s që ka luftuar ballë për ballë me organizatën terroriste ISIS në territorin e Sirisë”.

“Ne jemi vendi i vetëm i NATO-s që ka luftuar ballë për ballë me ISIS-in në territorin e Sirisë dhe që ka mundur këtë organizatë terroriste, në një periudhë që ndaj Turqisë bëheshin shpifje të shumta”, tha presidenti Erdoğan gjatë një fjalimi të mbajtur në Ankara në takimin e Këshillit të NATO-s dhe Partnerëve të Dialogut Mesdhetar të NATO-s.

“Në rajonet që pastruam nga terrorizmi kemi siguruar rikthimin e rreth 320 mijë refugjatëve sirianë”, tha Erdoğan duke shtuar më tej se “Në Idlib, i cili ishte në prag të një katastrofe të madhe humanitare, morëm iniciativën dhe siguruam sërish rivendosjen e paqes. Prandaj, sikurse penguam vdekjen e qindra mijëra sirianëve të pafajshëm ne po ashtu parandaluam edhe një rrjedhje të parregullt migracioni që do ta trondiste thellë Evropën”.

Pasi vuri në dukje se presin që miqtë në NATO të veprojnë vetëm në përputhje me frymën e Aleancës dhe të mbrojnë vlerat themelore të saj ai deklaroi se “Marrëdhëniet që Turqia ka zhvilluar me vendet dhe rajonet e ndryshme nuk janë alternativë të njëra-tjetrës por plotësuese”.

“Nuk ka asnjë arsyetim të drejtë që aleatët tanë të pajisin organizatat terroriste të cilat i drejtojnë armën vendit tonë dhe synojnë jetën dhe pronën e qytetarëve tanë. Po ashtu nuk ka kuptim që këto organizata të furnizohen plot e përplot me armatime dhe municione, apo që krerët e këtyre organizatave të priten nga disa vende me qilima të kuq”, theksoi Erdoğan.

Ai ka përmendur edhe aktivitetet e organizatës terroriste FETO jashtë vendit kundër Turqisë. “FETO vazhdon kundër vendit tonë aktivitetet e saj shkatërruese jashtë vendit pa ndërprerje. Për fat të keq, disa nga aleatët tanë gjithashtu kryetarëve apo anëtarëve të kësaj organizate që kanë marrë pjesë personalisht në tentativën e grusht shtetit u ofrojnë mundësi për t’i shpëtuar drejtësisë”, potencoi Erdoğan.

Duke vënë theksin se Turqia ashtu sikurse në periudhën e luftës së ftohtë edhe sot është një vend që ka dhënë kontribute gjithëpërfshirëse dhe e cila vepron në solidarizim me aleatët e saj në NATO, Erdoğan tha “Turqia krahas rolit të saj në misionet e NATO-s në Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ajo ka ndërmarrë role të rëndësishme edhe në ndërtimin e paqes në Afganistan”. Anadolu Agency (AA).

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ City i falet Kompany dhe rikthehet në krye të Premier League

VIDEO/ City i falet Kompany dhe rikthehet në krye të Premier League

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In