• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paralajmërimi i Bregut 4 vite më parë: Flisja vazhdimisht dhe të gjithë bënin sikur s’dëgjonin!

by
27/04/2021 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish ministrja e PD-së Majlinda Bregu, ka paralajmëruar katër vite më parë fatin e PD nën drejtimin e Lulzim Bashës.

Në një status në rrjetin social facebook, Bregu shkruante në 2017 se ajo nuk është vetëm kundër Bashës por edhe ndaj mënyrës se si po pretendohet të hyet në garë për kreun e PD-së.

Ndër të tjera ish deputetja e PD-së shkruan se nuk mund të drejtosh Partinë Demokratike si Sali Berisha, kur nuk je ai. Dhe në fakt, lidershipi i Bashës po i kushton sot PD-së ende…

Mesazhi i plotë i Majlinda Bregut:

“Kërkoj heqjen dorë nga një qasje qorre dhe shurdhe e drejtimit dhe funksionimit të PD-së. Nga një mënyrë që e ka në përmbajtjen e saj vetëshkatërrimin e ngadaltë, por të pandalshëm të çfardo organizate, pavarësisht emrit që ka”

***

Kur flisja kohë më parë dhe vazhdimisht, e kur të gjithë benin sikur s’ dëgjonin, – “Se duhet parë nga vetja dhe duhet të flasim hapur për shkaqet se pse PD-ja po shkon nga një humbje në tjetrën dhe se nëse do të presim fundin për të thënë më në fund gjërat që mendojmë, atëherë do të jetë shumë vone”, -flisja se nuk e doja kurrë humbjen e PD-së!

E risolla këtë citim jo për të treguar sa e zonja jam, se s’duhet ndonjë zotësi e madhe për të kuptuar atë që po ndodhte me PD-në, nën drejtimin e Lulzim Bashes, por për koherencë me veten e demokratët.

Ishte kaq e qartë çka po vinte sa nuk më mbante vendi, kur shihja të tjerë aty në mbledhjet e grupit, që as shihnin, as dëgjonin e madje as nuk u tutën të më sulmonin.

Nuk them nuk kuptonin, sepse jo pak në fakt e kuptonin që ç’ke me të, por… Dhe POR-et ishin e mbeten po aq problem sa vetë rezultati.

Unë kur kërkoj dorëheqjen e Lulzim Bashës, nuk kam asnjë dëshirë të merrem me personazhin në vetvete. Nëse jam kuptuar kështu, po e nënvizoj që s’është kështu. Aq më shumë tani që s’po u besoj më dot as syve, kur shoh e lexoj kush po merret me të!

Kërkoj heqjen dorë nga një qasje qorre dhe shurdhe e drejtimit dhe funksionimit të PD-së. Nga një mënyrë që e ka në përmbajtjen e saj vetëshkatërrimin e ngadaltë, por të pandalshëm të çfardo organizate, pavarësisht emrit që ka.

Kur kam thënë dhe stërthënë se Sali Berisha nuk përsëritet, nuk imitohet, nuk zëvendësohet, nuk kam folur për një idhull por për një lidership karizmatik, i cili s’lejon të duken boshllëqet, gropat, defektet e organizatës dhe i mbyll ato.

Të pretendosh ta drejtosh PD-në si Sali Berisha, pa qenë ti vetë Sali Berisha, do të thotë të gënjesh vetën e të marshosh verbërisht drejt greminës.

Do të thotë të humbasësh në çdo hap njerëz, të bjerrësh në çdo metër rruge besimin dhe respektin e njerëzve për PD-në.

Unë fjalën dhe dëshiren e madhe që PD-ja të jetë PD-ja që më solli mua e shumë si unë brenda saj kam.

Prandaj po ju them përseri: PO GABONI! Të shpallësh një garë në mbi 40 grade, tamam kur dynjaja se ka mendjen fare tek ky hall dhe ta bësh këtë, pa bërë një mbledhje të të paktën atyre që u fshinë e atyre që u graduan në një mesnatë, pa përcaktuar në një udhëzim se cilat jane garancite për kandidatët që do hyjnë në garë, pa caktuar standartet për zgjedhje të lira e të ndershme brenda partisë tënde, është jo demokratike!

Eshtë njëlloj sikur Lulzim Basha të hynte në zgjedhje parlamentare pa Kod Zgjedhor! Më e pakta!

Ta konceptosh këtë moment si momentin kur PD-ja duhet të ndahet: me Lulzimin “e ngrirë”apo kundër Lulzimit “të shkrirë”, është gabim.

Ta kthesh sot, tani, PD-në në një shesh për përshesh, pasi shqiptarët na dhanë 190 mijë vota minus, më zi se në zgjedhjet e ’97-ës, është gabim.

Po jua them sot të gjithëve, kujt është me Lulzimin dhe kujt është kundër tij:

Ky mal që po mbarset do të pjellë një mi!

Dhe ne do jemi përsëri duke pritur humbjen e radhës për gabimin tonë të radhës.

Për të parashikuar këtë nuk duhet të jesh as fallxhore as shkencetare e as shumë e zonja.

Mjafton ta duash PD-në përtej inateve me disa, ndjenjës së hakmarrjes ndaj dikujt apo nevojës fëminore për të luajtur luftash në oborrin e lagjes./ b.h

Next Post
Kim: Shtetet e Bashkuara janë të palëkundura për mbështetjen mbi Reformën në Drejtësi

Hetimet për krime elektorale nga SPAK/ Kim: Prokurorët të bëjnë të njëjtën gjë! Kush shkel ligjin, ndiqet penalisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

March 14, 2026
Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 14, 2026
Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

March 14, 2026
Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

March 14, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

March 14, 2026
Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

March 14, 2026
Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

March 14, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave dhe tregut të punës

March 14, 2026
Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

March 14, 2026
Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In