Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në konferencën për shtyp të kësaj të hënë foli për ndryshimet në ligjin Antimafia, që sipas tij kanë për qëllim luftën kundër korrupsionit dhe oligarkisë.
Ky, ligj tha Basha, do të jetë ndër ligjet e para që do të miratohet nga parlamenti i ri dhe ndër ligjet e para që do të ekzekutohet nga qeveria e re që do të dalë nga vota e qytetarëve me 25 prill të vitit të ardhshëm.
Kreu i PD-së, nënvizoi se çdo koncesion, PPP, tender dhe licencë korruptive kalon përmes kanalit të një kontrate mes privatit dhe shtetit.
“Çdo kontratë dhe akt publik që vjen në kundërshtim me ligjin është e pavlefshme dhe duhet ti kthehet publikut me efekt prapaveprues”, nënvizoi ai.
g.kosovari