• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Paralajmërim për përmbytje të mëdha, stuhia “Zoltan” godet Gjermaninë

by A R
22/12/2023 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Stuhia me emrin “Zoltan” kaloi nëpër Gjermani natën e së premtes duke lënë pas dëme të konsiderueshme. Në shumë lande gjermane për shkak të stuhisë u mbyllën tregjet e krishtlindjeve. Lëvizja e anijeve në brigjet veriore të Gjermanisë u ndërpre. Edhe në trafikun hekurudhor pati ndërprerje e vonesa.

Sipas mediave gjermane, për Hamburgun dhe brigjet e Detit të Veriut ka paralajmërime për përmbytje gjatë ditës së sotme. Niveli i ujit, sipas autoriteteve i kalon tre metra mbi nivelin normal të ujërave në rast rreziku të përmbytjes. Policia kërkon që të mos ketë qëndrime në zonën e rrezikuar.

Stuhia që filloi orët e vona të së enjtes pati pasoja të mëdha në trafikun hekurudhor në të gjithë Gjermaninë, si ndërprerje të udhëtimeve apo vonesa të mëdha në trenat rajonalë edhe ata të distancave të gjata. Mjaft lande federale raportojnë për dëme të mëdha e të lënduar.  Në landin Renani Veriore-Vestfali forcat e shpëtimit kanë qenë rregullisht të angazhuar gjatë natës në misione për shkak të dëmtimeve në rrugë, automjete, rënie pemësh etj.

Në landin Saksoni-Anhalt ka pasur dëme të konsiderueshme dhe dy të plagosur, ndërsa në landin Shlezvig-Holshtajn një person u plagos rëndë pas përplasjes së automjetit të tij me një pemë të rrëzuar në rrugë. Në landin e Hesenit stuhia ka shkaktuar dëme që kalojnë 130.000 eurot, sipas autoriteteve të landit federal.

/a.r

Next Post
Festat e fundvitit kthejnë emigrantët në atdhe, nis fluksi në doganat e juglindjes

Festat e fundvitit kthejnë emigrantët në atdhe, nis fluksi në doganat e juglindjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

February 22, 2026
Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In