• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Paralajmërim për familjarët? Dy javë më parë vrau fqinjin për një vend parkimi, sot Ilir Koçiljas iu vu tritol në banesë

by Java News
26/02/2024 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banesës së Ilir Koçiljas, i cili dy javë më parë vrau fqinjin e tij për një vend parkimi, i është vënë sot lëndë plasëse.

Më 14 shkurt ai vrau me thikë fqinjin e tij Halil Koka për shkak të një vendi parkimi.

Shpërthimi rreth orës 19.50, ndërsa banesën e tij s’ka pasur njeri, pasi 35-vjeccari Koccilja jetonte vetëm dhe aktualisht ndodhet në paraburgim. Nuk dihet nëse shpërthimi është paralajmërim për familjarët e Koçilas.

“Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale”-njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve.

Si ndodhi ngjarja?

I arrestuari ka deklaruar se sherri ka nisur për vendparkimin para shtëpisë së tij dhe gërvishtjen e automjetit të viktimës. Koka ka konstatuar se i ishte gërvishtur automjeti dhe ka akuzuar fqinjin 35-vjeçar Ilir Koçilja, i cili ia ka pohuar duke i thënë se e ka paralajmëruar vazhdimisht që të mos e parkonte keq automjetin pasi i zinte rrugën.

Viktima dhe i arrestuari banonin në lagjen 4 të Durrësit, njëri në pallat dhe tjetri në një banesë njëkatëshe, përballë pallatit. Pasi ka pranuar se ia ka gërvishtur ai automjetin, dëshmitarë në vendin e ngjarjes pohojnë se Koka së bashku me një person tjetër e kanë sulmuar 35-vjeçarin i cili për t’u shpëtuar ia ka dhënë vrapit. Dëshmitarë të sherrit pohojnë se kanë dëgjuar që teksa e ndiqnin shtetasin Ilir Koçilja në rrugë, njëri ka thënë

“Nxirr pistoletën e qëlloje!” Ky duket se ka qenë momenti kur Koçilja ka reaguar dhe ka nxjerrë thikën duke qëlluar me të Halil Kokën, i cili më pas humbi jetën rrugës për në spital. Më pas ai është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, ndërsa ka deklaruar në polici se nuk ka dashur ta vrasë, por të shpëtojë prej tij. Koçilja u kap pak orë më pas dhe me vete kishte dhe thikën me të cilën qëlloi Kokën. Të dyja palët rezultojnë persona me precedentë penalë, të dënuar nga drejtësia./m.j

Next Post
Tre fëmijët vranë të atin, gjyshja e tyre kishte vrarë vjehrrën vite më parë! E afërmja e Blerina Metës: Xhaxhai i Pëllumbit ka ekzekutuar djalin e tij

Versionet e vrasjes së babait nga fëmijët/ Eksperti hedh dyshime për djalin: Autori gjithmonë largohet nga vendngjarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In