Sipas Bashës, kjo masë kandidatësh për deputetë do të zgjidhet nga vetë të rinjtë. Deklarata e bërë këtë ditë është një premtim i hershëm i Bashës, dhe një paralajmërim serioz për kastën e vjetër të deputetëve të PD-së, e sidomos atyre që janë rreshtuar kundër apo në kritike ndaj politikave të tij.
“Dua t’u them se liria fillon nga shtëpia jonë, nga liria për të shprehur pa asnjë kompleks mendimin tuaj, liria për të mos qënë servil i kryetarit, apo deputetit, për të qënë vetvetja, forca më e madhe në PD. Të forcojmë demokracinë e brendshme, 35% e kandidatëve për grupin e ardhshëm parlamentar të PD do të vijnë nga ju dhe ju do të jeni ata që do t’i zgjidhni lirisht me votën tuaj, sipas aftësive të tyre”,- tha Basha./java/a.k