• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Parakalime të gabuara me shpejtësi skëterrë/ Policia: Arrestohen 21 shoferë, pezullohen 68 leje drejtimi, gjobë për 2871 drejtues mjetesh

by Java News
21/08/2021 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia Rrugore në 48 orët e fundit ka konstatuar drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë, që kanë drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe që s’kanë pasur as leje drejtimi.

Në vijim të këtyre masave, policia thekson se janë arrestuar 21 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët, 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 10 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Po ashtu, janë pezulluar 68 leje drejtimi, nga të cilat 36 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Në njoftimin e saj për mediat, policia thekson se janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2871 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Njoftimi i plotë:

Fluks i shtuar në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe në kthim.

 Fluks i madh edhe në drejtim të Malit të Tomorrit Berat dhe në drejtim të Korçës.

Edhe gjatë 48 orëve të fundit, janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh, që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

👉Janë arrestuar në flagrancë 21 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët, 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 10 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.  

👉Janë pezulluar 68 leje drejtimi, nga të cilat 36 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.           

👉Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2871 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Ndërkohë nga Policia Rrugore e Tiranës, janë evidentuar dhe ndëshkuar dy drejtuesit e automjeteve të publikuara në rrjetet sociale dhe konkretisht:

1-Shtetasja S.D., me automjetin tip “Renault”, në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, ka kryer manovër të gabuar, duke qarkulluar në sens të kundërt. Shtetases S.D., i është pezulluar leja e drejtimit për 12 muaj, janë zbritur 3 pikë nga leja e drejtimit dhe është ndëshkuar me masë administrative 6.000 lekë të rinj.

2- Shtetasi E.M., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka kryer parakalime të gabuara dhe me shpejtësi, duke rrezikuar përfshirjen në ngjarje rrugore. Policia Rrugore e ka ndëshkuar me 30.000 lekë të rinj, pasi drejtuesi i mjetit është rezident në një shtet tjetër .

Policia Rrugore, nisur nga fakti se në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike, si dhe në drejtim të Beratit e Korçës  vijon të ketë fluks të lartë të automjeteve, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.  

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

#MosUbejStatistikë📉

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj🚔

g.kosovari

Next Post
Nëna identifikoi djalin/ Detaje nga ekzekutimi në Vlorë: Ishte shoqëruar me persona që i njihte, më pas e prenë në besë

Nëna identifikoi djalin/ Detaje nga ekzekutimi në Vlorë: Ishte shoqëruar me persona që i njihte, më pas e prenë në besë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In