• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parajsa e humbur e plazhit të vjetër

by Rudina Xhunga
25/04/2016 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Xhunga/

Aty ishte dikur një pyll me pisha. Pylli i Sodës. Mushkëria e qytetit, rrjeta e mushkonjave, krenaria e Vlorës. Vlonjatët e kishin vendin e preferuar të plazhit. Nëse hyje në atë pyll, nuk të dilej më. Nuk mbaronin zogjtë, boçat e pishës dhe ajri kishte aromë, ngjyrë dhe melodi.

Kush ka shkuar fëmijë në atë pyll, nuk ka sesi të harrojë bukën me djathë dhe domate, pasi dilte nga deti dhe gjumin në batanijen e shtruar mbi halat e pishës.

Pastaj kthimi në shtëpi, ndërsa pak më tutje ishin fatlumët, ata që nuk ktheheshin në shtëpi, ata që hynin në det, kur binte boria dhe loznin në kum gjithë ditën, sepse ishin mysafirët e Kampit të Pionierëve, aty ku vinin fëmijë nga e gjithë Shqipëria.

Pak më para, ishin kabinat e pushimit. Ballkonet e atyre ndërtesave me tri kate, ku përziheshin aromat e tavës së kosit, me specat e mbushur dhe çuçurimat e pasditeve në rërë, kur dilje nga deti me tri brigje, janë parajsa e humbur e plazhit të vjetër të Vlorës.

Tani, kur shkon aty, të merr e qara.

Kampi është kthyer në një nevojtore gjigante. I shkatërruar, i mjerë. Kabinat e tri muajve të verës, janë shndërruar në banesa të përhershme për të pastrehët. Aty banojnë ata, kafshët e tyre dhe mjerimi.

Rëra megjithatë, është njësoj, edhe pse e shkelin dhe vrasin gjithë autoshkollat që banojnë plazhin, sërish rëra ka të njëjtën prekje. Ajo të kthen pas në kohë, kur heq këpucët dhe të përplas në realitet, kur hap sytë. Sa nuk bën dot pa pyetur më zë të lartë:

Po mirë që e prishën, po me çfarë e zëvendësuan?

E dini ç’gjen me shumicë në atë zone? Pallate në rërë. Pallate me 800 euro metri katror. Pallate me pronarë të panjohur. Që kanë ndërtuar dhe ikur. Tani apartamentet i shesin, të zotët e tokës, ata që kanë shtruar pllakat e pallatit, ata që kanë vënë duraluminin, ata që kanë lyer etj., zanatçinj, që janë paguar me klering, duke marrë ca hyrje në këmbim. Me siguri edhe në hipotekë e bashki do kenë marrë hyrje me klering, se nuk ka mundësi të lejosh e të legalizosh aq shumë pallate në rërë, të shëmtuara dhe të pashitura.

Gjëma që i kanë bërë kësaj zone është e padukshme dhe e pallogaritshme. Sepse të gjithë në Vlorë, merren me Lungomaren, që në fakt po bëhet e do të mbarojë.

Ndërsa këtej, në një rrugë pa rrugë, duket sikur kanë vënë traun që ndan qytetin që po lind, nga qyteti që po vdes.

Këtej nga plazhi i Vlorës së vjetër, nuk shkon kush të prekë dëmin, që është më i madh sesa mund të tregohet.

Dikur fëmijët ngrinin kështjella në rërën e plazhit të vjetër dhe qanin, kur vinte deti dhe ua merrte kalanë.

Këta tani, ndërtojnë pallate në rërë dhe i shesin, para se t’i marrë deti. Dhe as qajnë, as ndëshkohen. Vetëm shumohen, ndërsa vrasin përditë, pafajësinë e plazhit të vjetër./dritare.net

Next Post

700 milionë euro kredi për rrugë e hekurudha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

March 12, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

March 12, 2026
Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

March 12, 2026
Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

March 12, 2026
I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

March 12, 2026
Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Rrezikon deri në 5 vite burg/ Gjesti kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore…

March 12, 2026
Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

March 12, 2026
Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In