• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Paraja jashtë bankave u rrit në mbi 409 miliardë në korrik, rekord këtë vit në Shqipëri

by A R
17/08/2023 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sasia e parave që qarkullon jashtë bankave në vend ka arritur në nivelin më të lartë në një vit. Pas rekordit të shënuar në qershor, të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se muajin e shkuar paraja “cash” u rrit në mbi 409 miliardë lekë. Me kursin aktual të këmbimit kjo shumë do të ishte gati 3.9 miliardë euro.

“Në mungesë absolute është mungesa e kontrollit dhe vëmendjes. Kjo lidhet me interesit e shtuar të atyre që kanë përjetuar ditë të mira nga qarkullimi i parasë jashtë sistemit bankar”, tha Flobens Dilaveri, ekspert për ekonominë.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se krahasuar me korrikun e një viti më parë, sasia e parave jashtë bankave është zgjeruar me mbi 34 miliardë lekë. Sasia kaq e lartë e parasë jashtë kontrollit të bankave është rrezik potencial i pastrimit të parave dhe arsyeja kryesore e deformimeve në kursin e këmbimit.

“Kjo ka bërë që edhe vetë banka e Shqipërisë të japë informacione jo ezauruese lidhur me atë që po ndodh te kursi i këmbimit valutor”, shtoi ai.

Në raport me totalin e parasë që qarkullon në ekonominë shqiptare e cila përllogaritet në 1.63 trilionë lekë, paraja informale përbën 24 për qind të totalit. Po çfarë do të thotë kjo për ekonominë në përgjithësi dhe qytetarët në veçanti?

“Kjo do të thotë më shumë informalitet, më shumë inflacion dhe destabilizim të kursit të këmbimit siç aktualisht po ndodh”, vijoi Dilaveri.

Shqipëria ka nivelin më të lartë të parasë jashtë bankave se shtetet e tjera të Rajonit dhe Evropës. Në Eurozonë, sipas të dhënave nga Banka Qendrore Evropiane, niveli i parasë jashtë bankave ishte rreth 9 për qind e totalit. Në vendet e rajonit treguesi është në nivelin 10 për qind.

/a.r

Next Post
Emri/ Shpërthimi i gazit në minierën Bulqizë ku u plagosen tre minatorë, procedohet brigadieri

Emri/ Shpërthimi i gazit në minierën Bulqizë ku u plagosen tre minatorë, procedohet brigadieri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In