• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paraja dhe sporti, ja cilët janë 10 pronarët më të pasur të klubeve

by Java News
21/02/2019 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas klubeve të më të mëdha të futbollit përgjithësisht janë njerëz të fuqishëm ekonomikisht, por kurrsesi kjo nuk do të thotë se më të pasurit zotërojnë domosdoshmërisht skuadrat me të forta në botë.

E përditshmja angleze “Mirror” është përpjekur të bëjë një klasifikim sa më të saktë, duke hartuar listën e 10 pronarëve të klubeve të futbollit në bazë të pasurisë së tyre.

Prej këtyre, pesë zotërojnë klube që militojnë në Premier League angleze, dy zotërojnë klube italiane, dy klube amerikane dhe një, klub francez.

Në vend të 10-të të klasifikimit është Joe Lewis, një ndër njerëzit më të pasur të Mbretërisë së Bashkuar, pronar i Tottenham Hotspur. Me një pasuri prej 3.8 miliard sterlinash, Lewis ka financuar së fundmi ndërtimin e stadiumit të ri të Spurs-ave, një projekt 800 milionë sterlina.

Në vend të 9-të, Zhan Jindong, themelues i Suning.com, i cili nëpërmjet Suning Holdings Group, bleu mazhorancën e aksioneve të Interit. Pasuria e tij vlerësohet 5.2 miliardë sterlina.

Në vend të 8-të, Shahid Khan, i cili zotëron Fulham, pasuria e të cilit është 5.4 miliardë sterlina.

Nasser Al-Khelaifi, pronar i Paris Saint-Germain renditet në vend të shtatë, pasuria e të cilit vlerësohet në 6.2 miliardë sterlina.

Një vend më sipër, pronari i Arsenalit, Stan Kroenke, pasuria e të cilit është 6.4 miliardë sterlina.

Në mes të klasifikimit, Roman Abramovich, i Chelsea (8.3 miliardë), të cilit i paraprin Philip Anschutz, pronar i Los Angeles Galaxy. Pronari i klubit ku luan Zlatan Ibrahimovich është një ndër njerëzit më të pasur aktiv në botën e sportit, me një pasuri 10 miliardë sterlina.

Në vend të tretë, familja Agnelli, e cila zotëron klubin e Juventusit. Me një pasuri prej 10.4 miliardë sterlinash, familja Agnelli është dinastia sportive më jetëgjatë në Itali.

Medalje argjendi për Sheikh Mansour, pronar i Manchester City (pasuria e të cilit vlerësohet 17 miliardë sterlina).

Në vend të parë të klasifikimit të “Mirror” është Dietrich Mateschitz, pronar Neë York Red Bulls, pasuria e të cilit është 17.8 miliardë sterlina. Bashkëthemeluesi i kompanisë së pijeve energjike Red Bull, Mateschitz, angazhohet në sporte të shumta.

E.Xh./

Next Post
Katari “hap thesin”, 10 miliardë euro investime në Gjermani

Katari "hap thesin", 10 miliardë euro investime në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In