• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paragjykimi i trupit gjykues përbën kërcënim për një vendim objektiv

by Bajram Peçi
07/06/2025 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Ka ndodhur kjo së fundmi me caktimin e trupit gjykues për aferën “Partizani”. Sapo është shpallur përbërja, një lumë akuzash, me të drejtë, vërshoi mbi gjithë sistemin e drejtësisë. Ajo që duket qartazi në paragjykimin e trupit gjykues është (për rrjedhojë) dyshimi nëse ky trup do jetë i aftë të marrë një vendim të drejtë dhe objektiv?!

Le ta marrim të mirëqenë korrektësinë e kancelarit në vëzhgimin e procesit dhe të sekretarisë së gjykatës në hedhjen e shortit.

Problemi qëndron te gjyqtarja speciale dhe dy anëtarët, që dalin se kanë lidhje fisnore ose klanore, madje politike me Sali Berishën dhe pjesëtarë të familjes së tij, gjëra që procesi elektronik i shortit nuk ka si i di, nuk i njeh dhe nuk i merr parasysh!

Ligji parashikon në rastet kur ka konflikt interesi se vetë anëtari i trupit gjykues mund të kërkojë me shkrim të tërhiqet nga çështja. Nëse kjo s’ndodh, vetë prokuroria mund të kërkojë ndryshimin e trupit gjykues kur vren se mes palëve ka njohje e lidhje të tjera! Nëse edhe kjo s’ndodh, paragjykimi i vendimit të njëanshëm tashmë ka marrë rrugë të pakthyeshme?

Ajo çka bie në sy është heshtja e Sali Berishës ndaj përbërjes së trupit gjykues, gjë që ndodh në kundërshtim me praktikat e deri tanishme kur shprehet ngutshëm, vrullshëm e me pasion, në çështjet penale ose civile të tijat, të familjes ose të partisë familjes!

Si prej “arshivës” nën zotërim ashtu dhe nga komisioni i baltosjes, që ka të atashuar ngaherë pranë vetes ose TV së familjes, nuk është hedhur deri tani ndonjë top balte mbi trupën.

Çuditërisht nuk ju është bërë biografia e tyre dhe e familjes dhe ende nuk janë gjetur nofkat fyese! Kjo sjellje e bën edhe më shumë dyshuese në opinion paragjykimin e trupit gjykues. Nuk ka si ndodh ndryshe sepse është vetë Saliu që e ka mësuar opinionin me të tilla qendrime!?

Sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka qenë protagonist në shtyrjes e shtetit drejt humnerës “Shtet i dështuar”. Gjithë grupi i institucioneve gjykatë, prokurori, avokati, prej të cilave buron autoriteti për të vendosur kushtetutshmërinë e ligjeve, ka qenë përgjithësisht i korruptuar dhe i papërgjegjshëm për të afruar e siguruar sundimin e ligjit në një shoqëri të lirë.

Orvatja, me ndihmën edhe të aleatëve tanë, SHBA-Europë, për të ngritur një sistem drejtësie nga e para, ka qenë mjaft e dobishme, por ende e pa përfunduar nga vettingu. Pastrimi, domosdoshmërisht duhet vazhduar!

Gjyqtarët janë në zemër të një shteti kushtetues, që funksion nën sundimin e ligjit.

Drejtësia në Shqipëri spikat për të keq mes vëndeve, kur nxirret përfundimi se ata nuk janë imunë ndaj korrupsionit dhe pandershmërisë.

Vitet e fundit, sidomos me zbërthimin e telefonave të koduar të botës krimit, u panë se si një numër alarmant rastesh të mafjes shqiptare ishin lidhur dhe bashkëvepronin me punonjës të profilit të ulët e të lartë të policisë, me gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, të cilët kishin kaluar edhe vettingun.

Regjistrimet e fshehta prej Sky Ecc zbërthyen rrjete kriminale. “Të penduarit” Nuredin Dumani, Erjon Alibej, Henrik Hoxhaj e disa të tjerë, gradualisht zbuluan shkallën e frikshme të korrupsionit të brendshëm dhe të jashtëm në sistemin e drejtësisë. Dobia që solli gjetja e mençur ligjore me të penduarit, solli zbulimin e zbardhjen e disa krimeve, por mbi gjithçka do vlerësoja bërjen publike të emrave të prokurorëve e të gjyqtarëve, me të cilët bota e krimit kish bashkëpunuar.

Në luftën kundër korrupsionit gjyqësor, dukuri mëse familjare tek ne, është thelbësore të kërkohet shmangja e trupave gjykuese të tilla, me lidhje të dyshuara familjare ose të provuara politike. Ato veçse nxisin edhe më urrejtjen mes palëve, edhe kështu siç është, tej mase e polarizuar. Janë bërë publike raste kur prokurorë “mëndjelehtë” hedhin në fb statuse politike me njëanshmëri të dukshme preferencash politike dhe dihen e njihen gjyqtarë që përkrahin kahje politike.

Të jesh gjyqtar është më shumë sesa thjesht një profesion, është vetë funksionimi i shtetit. Të jenë të pavarur është jo vetëm detyrim ligjor, por dhe detyrim moral, të lirë të marrin vendimet, duke qenë të lidhur vetëm e vetëm nga ligji e të mos ndjehen të frikësuar e të kërcënuar. Kjo, në teori, se praktikisht ndodh jo rrallë e kundërta: nuk janë të pavarur, nuk i mbështesin vendimet tek ligji! Mund të ndodhi kështu edhe për shkak të mungesës së kontrollit ose pakujdesisë në ushtrimin e detyrave kushtetuese të organit KLGJ, që në gjyqësor nuk vëzhgon proceset e vendimmarrjeve, por sidomos ndikimit të tyre përmes emërimit dhe shkarkimit të personelit gjyqësor të motivuar politikisht.

Siç kemi gjykatat ashtu do ta kemi si shtet edhe shtyllën kurrizore!? Gjyqtarët e korruptuar kanë qenë kërcënimi më serioz për një shtet si Shqipëria, ku sundimi i ligjit, veçanërisht ligjet kundër korrupsionit, nuk janë kryer dhe nuk janë zbatuar gjithnjë. Shkaku është se proceset e gjykimit kryhen nga gjyqtarë që janë vetë të korruptuar.

Nuk janë të rastit që përmenden aq shpesh këto muajt e fundit një ish prokuror dhe një ish gjyqtar, të larguar nga sistemi, që tani do i kemi si deputetë në Kuvend, ku do japin ndihmesën e tyre si juristë për t’u lënë shqiptarëve ligje që ata t’i zbatojnë.

Korrupsioni gjyqësor, siç përcaktohet nga Transparency International, duhet të paktën të përfshijë: keqpërdorimin nga personeli gjyqësor të pushtetit të besuar për përfitim privat ose përfitim personal, pavarësisht nëse ky përfitim është material ose jomaterial; çdo veprim që lidhet me informacionin ose ushtrimin tjetër të ndikimit në procesin e vendimmarrjes gjyqësore dhe ndikimin politik.

Kur i lexon këto, lind vetiu pyetja: a është afera “Partizani” një krim i dyshuar me më peshë nga krime të tjera, ku e ku më të dukshme, që pasuan me grumbuj kufomash të vrarë në aferën “Gërdec” e 21 janar? Gjetja “Aksident teknollogjik” lidhet përsëdrejti me procesin që ju bë përzgjedhjes së gjyqtarëve të atij procesi.

Prokuroria jonë, edhe tani kur kemi praninë e një të “Posaçme”, nuk guxon të bëjë qoftë dhe një formulim akuze kundër personit përgjegjës dhe t’i shpjegojë gjykatës (se e ka detyrë) se çfarë krimi është kryer në Gërdec, “Aksident Teknollogjik” apo vrasje me dashje si pasojë e pangopësisë për para e pasuri, e babëzië dhe shthurrjes morale të kreut të qeverisë përmes (më e pakta) trafikut të influencës. Provat që inkriminojnë të akuzuarin janë detajuar prej vitesh, dhe çfarë provash se (pavarësisht zhdukjes dhe manipulimit të provave, rrëzimit të fakteve dhe devijimit të ekspertizave)?

Prokurori, që është një shërbëtor i shtetit, nuk duhej të vonohej në ngritjen e akuzave, pasi Gjykata e Strasburgut i vlerësoi vrasjet në 21 Janar “…si një ndër krimet më të rënda shtetërore”, duhej të mbante qendrim në emër të shtetit e jo të bindjeve të tyre politike.

Druaj se i gjithë procesi i gjyqit për aferën “Partizani”, i mbushur që në krye me probleme, do i nënshtrohet kritikave… Çdo paragjykim për gjyqtarët kërcënon të shkatërrojë besueshmërinë e gjykatës!

Next Post
Veliaj uron 1 Qershorin: Nuk kemi rreshtur asnjë ditë së punuari për fëmijët tanë

Veliaj, mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen tre automjete në Lungomare, lëndohet turistja

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën këmbësori, arrestohet shoferi

January 12, 2026
Moti i Keq në Korçë / Problemi kryesor, rrëshqitja e dherave. Disa rrugë në fshatra të bllokuara

Moti i Keq në Korçë / Problemi kryesor, rrëshqitja e dherave. Disa rrugë në fshatra të bllokuara

January 12, 2026
Parku eolik i Tropojës, Balluku: Sektori energjitik po hyn në një fazë të re!

Parku eolik i Tropojës, Balluku: Sektori energjitik po hyn në një fazë të re!

January 12, 2026
Gonzato, mesazh prokurorëve: Puna juaj ndikon direkt tek integrimi i Shqipërisë

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

January 12, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Nuk bëhet revolucioni duke marrë rrogën e shtetit në Parlament

January 12, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

“Një vendim i pakuptueshëm është një konflikt i shtyrë për nesër”, kreu i GJL shpall tre angazhimet kyçe

January 12, 2026
Shkaktoi aksident i dehur në timon, AMP arreston punonjësin e policisë

Shkaktoi aksident i dehur në timon, AMP arreston punonjësin e policisë

January 12, 2026
Temperaturat e ulëta, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë, qarkullimi vijon normalisht

Temperaturat e ulëta, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë, qarkullimi vijon normalisht

January 12, 2026
Tre persona hapin zjarr para biznesit të shqiptarit në Greqi, plagoset pronari dhe i biri

Tre persona hapin zjarr para biznesit të shqiptarit në Greqi, plagoset pronari dhe i biri

January 12, 2026
Mbërrin acari, pritet rënie drastike temperaturash

“Dita më e ftohtë e janarit”, meteorologia: Ja sa do të ulen temperaturat

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In