• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paradoksi/ Shukriu u shkarkua për skandal seksual, Mziu i “shamikuqes” drejton fushatën e demokratëve

by A R
23/08/2016 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka zbarkuar thuajse e gjitha në Bashkinë e Dibrës, ku në datë 11 Shtator zhvillohen zgjedhjet për Kryetarin e ri të Bashkisë, pas shkarkimit nga qeveria e Shukri Xhelilit. Sigurisht që kjo është nj
ë garë e rëndësishme për opozitën, pasi një fitore në Dibër do të motivonte strukturat e reja të Lulzim Bashës, te cilat deri më sot kanë njohur vetëm humbje. Nga ana tjetër, edhe në funksion të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, Bashkia e Dibrës është e rëndësishme pasi demokratët e kanë kontrolluar gjithmonë këtë zonë deri në zgjedhjet e fundit kur kandidati i Aleancës për Shqiperinë Europiane fitoi duke surprizuar shumëkënd. Andaj, nëse Partia Socialiste luan me qarin duke shpresuar të rifitojë një zonë që në fund të fundit ka qenë historikisht e djathtë, për Partinë Demokratike humbja e zgjedhjeve në Dibër do të ishte një problem që do i paraprinte një katastrofe në 2017.

Duke gjykuar ne kete prizem, eshte normale qe Partia Demokratike te zbarkoje ne Diber. Është normale që ata të kandidojnë një figurë të njohur si Sherefedin Shehu, packa se ky i fundit është shprehur publikisht i zhgënjyer për levizjen e detyruar që Lulzim Basha i imponoi. Po e lë mandatin e deputetit për të mbyllur karrierën duke kandiduar në Bashkinë e Dibres, tha Shehu, duke lenë të kuptohet se fushata e Bashkisë është thjesht një angari për ish zëvëndës ministrin e financave.

Por ajo që bie në sy është fakti se një nga njerezit më aktiv te Partisë Demokratike në Diber është Kryetari i Bashkise së Kamzës, Xhelal Mziu.

Sigurisht që në Kamëz  jeton një komunitet i konsiderueshem dibran dhe parë nga ky këndvështrim, përfshirja e Mziut është strategjikisht lëvizja e duhur. Por duke patur parasysh se këto zgjedhje në Dibër përqëndrohen kryesisht tek morali i kandidateve, pas skandalit te Shukri Xhelilit, përfshirja e Mziut është një zgjedhje jo fort e goditur. Vetëm disa kohe më parë, Xhelal Mziu është përfshirë personalisht në një skandal seksual, ku i kërkonte një punonjese të Bashkisë së Kamzes me emrin Manushaqe favore seksuale, përndryshe e kercenonte se do e pushonte nga puna. Edhe pse media publikoi provat e mesazheve që Xhelal Mziu i dergonte punonjëses se tij, Kryetari i Bashkisë së Kamzës as nuk e dha doreheqjen e as nuk u shkarkua nga detyra nga ish Kryeministri Berisha.

Por fakti qe modeli që Partia Demokratike promovon në Diber eshte i njëjtë me atë te cilin pak muaj më parë e cilesoi si degradim moral, tregon se sa serioze është opozita dhe sa konseguente është në veprimet e saj. Duke perfshirë në fushatën e Dibres Xhelal Mziun e skandaleve seksuale, Partia Demokratike dhe Sherefedin Shehu po u japin dibraneve mesazhin se argumenti moral që u përpoqën të përdorin ishte thjesht një lojë, një tallje. Pasi nëse seriozisht do të shqetësoheshin për moralin, ata nuk do të duhet të kishin përfshirë në asnjë rast në fushatë një person si Xhelal Mziu, që njihet për skandalet e tij, duke filluar nga ato seksuale si rasti i Manushaqes dhe deri tek vjedhjet e rëndomta të fondeve të Bashkisë që drejton./Lexo.al/a.m.

Next Post
Newell Old Boys: “Në vitin 2018 do ta transferojmë Messin nga Barcelona”

Newell Old Boys: “Në vitin 2018 do ta transferojmë Messin nga Barcelona"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evidentohen mbi 4 mijë ton mish të padeklaruar dhe miliona euro të fshehura! Subjekti tregtar referohet në Prokurorinë e Tiranës

Evidentohen mbi 4 mijë ton mish të padeklaruar dhe miliona euro të fshehura! Subjekti tregtar referohet në Prokurorinë e Tiranës

December 29, 2025
Tjetër tragjedi nga ortekët/ 3 persona humbin jetën ndërsa bënin ski, një mbeti i plagosur

Tjetër tragjedi nga ortekët/ 3 persona humbin jetën ndërsa bënin ski, një mbeti i plagosur

December 29, 2025
“Viti i ndryshimeve të mëdha”, shenja më me fat për 2026-ën sipas Meri Shehut

“Viti i ndryshimeve të mëdha”, shenja më me fat për 2026-ën sipas Meri Shehut

December 29, 2025
Pasuritë e konfiskuara nga krimi për viktimat e dhunës, Rama: Prioritet i yni! Koçiu: Mundësi reale në dobi të komunitetit

Pasuritë e konfiskuara nga krimi për viktimat e dhunës, Rama: Prioritet i yni! Koçiu: Mundësi reale në dobi të komunitetit

December 29, 2025
Bardhi reagon pas përgjigjes së Kushtetueses: Do bënte mirë të jepte argumentet ligjore mbi të cilat ktheu Ballukun në detyrë

Bardhi reagon pas përgjigjes së Kushtetueses: Do bënte mirë të jepte argumentet ligjore mbi të cilat ktheu Ballukun në detyrë

December 29, 2025
Tronditëse, humbin jetën tragjikisht nëna dhe dy fëmijët e saj. Mbetën të bllokuar ndërsa shtëpia u përfshi nga flakët ditën e Krishtlindjeve

Tronditëse, humbin jetën tragjikisht nëna dhe dy fëmijët e saj. Mbetën të bllokuar ndërsa shtëpia u përfshi nga flakët ditën e Krishtlindjeve

December 29, 2025
“Foltorja” e PD, habit Berisha: Gys Agasi rrahu me grushta Ulsi Manjën në zyrë!

“Foltorja” e PD, habit Berisha: Gys Agasi rrahu me grushta Ulsi Manjën në zyrë!

December 29, 2025
Berisha paralajmëron vijimin e “Foltoreve”: Ky regjim po shkërmoqet! E nisim vitin me protesta..

Berisha paralajmëron vijimin e “Foltoreve”: Ky regjim po shkërmoqet! E nisim vitin me protesta..

December 29, 2025
Foltorja bosh e Berishës/ Çupi: Më shumë njerëz mblidhen në dasma, kjo opozitë s’të çon askund

Foltorja bosh e Berishës/ Çupi: Më shumë njerëz mblidhen në dasma, kjo opozitë s’të çon askund

December 29, 2025
Fitorja e Albin Kurtit në zgjedhje, BE apel për formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

Fitorja e Albin Kurtit në zgjedhje, BE apel për formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com