• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Paradoksi/ Sektori i ndërtimit vuan nga shitjet, por çmimet rriten

by Java News
05/01/2019 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si parashikohet ecuria e sektorit të ndërtimit në vitin 2019. Aktorët e tregut nuk presin më shumë shitje, madje Sokol Kika thotë se dy muajt e fundit kanë parë stanjacion të frikshëm. Por, gjithsesi taksat e shtuara pritet të ushtrojnë presion për rritje të mëtejshme të çmimeve. Arben Dervishi paralajmëron se nëse Bashkia do të vazhdojë që të japë leje për godinat e larta, do të ketë flluskë…

Prej gjysmës së dytë të vitit 2016, sektori i ndërtimit, veçanërisht segmenti i godinave rezidenciale, filloi të lulëzojë në kryeqytet. Prej vitesh, ofertat e reja kishin munguar në zonat e qendrës së Tiranës, për shkak të memorandumit të lejeve të ndërtimit.

Edhe dy vitet që do të vinin do të cilësoheshin nga aktorët e tregut si të suksesshme në shitje, edhe pse burimet e financimit si të investitorëve, ashtu edhe në blerje, kanë ngritur pikëpyetje.

Termi kantier ndërtimi po i shkon gjithnjë e më përshtat qytetit të Tiranës, ku vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2018 u dhanë 268 leje ndërtimi. Prej 1 janarit të 2016-s dhe deri në 9-mujorin e 2018-s janë dhënë në total 1341 leje të reja ndërtimi për banesat rezidenciale me një sipërfaqe totale që i kalon 1.1 milionë metra katrorë.

Gjatë kësaj periudhe nuk janë rritur vetëm lejet e ndërtimit. Rritja e ofertës në patundshmëri u shoqërua edhe me rritje çmimesh. Brenda Unazës së Vogël të Tiranës është e pamundur të gjesh oferta në 1200 euro për metër në katror, ndërsa më pranë qendrës, çmimet arritën deri në 2700 euro m². Ndërtimet shumëkatëshe (kullat) do të jenë deri në 4000 euro.

Në 2019-n do të vijojë ndërtimi i projekteve, mirëpo aktorët e tregut në sektorin e ndërtimit rezidencial, por edhe agjencitë e pasurive të paluajtshme nuk e presin me optimizëm ecurinë e shitjes.

Së pari, ata sjellin si argument vitin zgjedhor dhe pasiguritë politike. Dhjetori ishte një muaj protestash. Sipas ndërtuesit Sokol Kika, biznesi është i ndjeshëm dhe tregu reflekton menjëherë.

Së dyti, ka një mospërputhje midis asaj çka po ofrohet nga ndërtuesit dhe asaj çka kërkohet nga individët. Sipas agjencive të pasurive të paluajtshme, por edhe ndërtuesve, individët kërkojnë apartamente me çmime ekonomike, ndërsa apartamentet brenda Unazës së Tiranës po vijnë me çmime më të larta.

Ata parashikojnë se do të ketë ecuri pozitive për shitjet në zonat me çmime mesatare nga 700-900 euro për metër në katror, por parashikojnë stanjacion për ndërtimet në qendër dhe kullat.

Por edhe pse ata presin që kërkesa të jetë e vakët, taksat e larta nuk do të lejojnë që ndërtuesit të ulin çmimet, madje ato mund të vijojnë rritjen, duke reflektuar taksën prej 3% të strehimit social.

Taksat kanë qenë një ndër shqetësimet kryesore të sektorit. Fillimisht ishte taksa e infrastrukturës, e cila nga 4% mbi kostot e ndërtimit u bë 8% mbi çmimin e shitjes dhe paguhet para fillimit të ndërtimit. Përveç kësaj, është propozuar edhe një taksë e re për strehimin social prej 3% të sipërfaqes në natyrë të ndërtimit. Taksa e re, sipas ndërtuesve, do të rrisë sërish kostot e ndërtimit dhe do të kalojë te çmimi final i apartamentit.

Arben Dervishi, përfaqësues i Shoqatës së Ndërtuesve, tha për “Monitor” se po vazhdojnë përpjekjet në Gjykatën Kushtetuese për ta kthyer mbrapsht ligjin, i cili, sipas tij, është një ligj diskriminues dhe nuk mund të paguajë vetëm një grup për një problematikë që i takon së gjithë shoqërisë.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në çmime është kursi i këmbimit. Nënçmimi i valutave në vend ka luajtur rol në shtrenjtimin e çmimeve të apartamenteve. Prej shumë vitesh, pasuritë e paluajtshme në vend shiten në valutën euro.

Arsyeja kryesore e përdorimit të euros si valutë në transaksionet e kompanive të ndërtimit ka qenë qëndrueshmëria e euros në tregun vendas. Përpara vitit 2016, euro këmbehej në nivelin e 139-140 lekëve dhe kishte luhatje të lehta për shkak të efekteve sezonale, në muajt e verës dhe festave të fundvitit.

Për shkak të vlerësimit të euros, që u përshpejtua edhe më tepër gjatë 2018-s, kompanitë e ndërtimit patën edhe një zhvlerësim të të ardhurave nga shitjet. Aktorët e tregut thonë se rritja e çmimeve ka qenë edhe pasojë e amortizimit të zhvlerësimit të valutës.(Monitor)

Next Post
Termometri arrin -13 gradë në Korçë

Termometri arrin -13 gradë në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Durrës, pezullohet lundrimi i anijeve

Moti i keq në Durrës, pezullohet lundrimi i anijeve

January 5, 2026
Venezuela zbut tonet me SHBA / Presidentja e përkohshme: Të hapur për bashkëpunim…

Venezuela zbut tonet me SHBA / Presidentja e përkohshme: Të hapur për bashkëpunim…

January 5, 2026
Tre automjete përplasen në aksin rrugor Lushnjë-Fier, raportohet se.. Zjarrfikësit dhe ambulancat në vendngjarje (FOTOT)

Aksident me pasojë vdekjen, arrestohet shoferi në Elbasan, Policia jep detaje

January 5, 2026
“Tani e kemi ne kontrollin”! Pas rastit të Venezuelës, Trump kërcënon dy shtete të tjera

“Tani e kemi ne kontrollin”! Pas rastit të Venezuelës, Trump kërcënon dy shtete të tjera

January 5, 2026
“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

January 5, 2026
SKEDA / 15 dokumenta e dëshmi, që çuan në pranga Malltezin dhe izoluan Berishën brenda kufijve

“Fëmijët përfituan nga privatizimi i banesave”, SPAK i shton akuzat, Berisha: Si mbi 1 milion shqiptarë…

January 5, 2026
Djali i Maduros ‘thyen’ heshtjen: Historia do të tregojë se kush ishin tradhtarët!

Djali i Maduros ‘thyen’ heshtjen: Historia do të tregojë se kush ishin tradhtarët!

January 5, 2026
Ç’të bëj me paratë e mia?

Autoritetet morale që mungojnë

January 5, 2026
Si mund të përfitojë Trump nga pasuria “marramendëse” e naftës venezueliane?

Si mund të përfitojë Trump nga pasuria “marramendëse” e naftës venezueliane?

January 5, 2026
Përkeqësimi i motit në qarkun e Shkodrës, rrezik për përmbytje në disa zona

Përkeqësimi i motit në qarkun e Shkodrës, rrezik për përmbytje në disa zona

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In