• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paradoksi/ PD: Do i drejtohemi popullit. Sondazhi: 91% e popullit do Reformën

by Aalison Pearse Stevens
20/06/2016 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PD-ja kërcënon se do t’i drejtohet popullit që të rrëzojë Kuvendin në rast se miratohet Reforma në Drejtësi, kur 91% e popullit do Reformën në Drejtësi. Nuk ka më situatë paradoksale në të cilën ndodhet sot PD-ja, situatë në të cilën e kanë zytur vetëm interesa personale të lidershipitë saj dhe aspak ato në interes të vendit, gjë që e detyron të bëjë nga këto deklarata.

Vetëm pak më parë nënkryetari i komisionit të posaçë parlamentar, Oert Blykbashi, në një prononcim për mediat renditi edhe një herë kushtet e opozitës për miratimin e Reformës në Drejtësi. Tek e dëgjon z. Bylykbshi të stërthotë të njëjtat gjëra, natyrisht kupton se është në të drejtën e PD-së që të përpiqet që të shkepë sa më shumë llokma nga Reforma në Drejtësi. Por kur e dëgjon më pas të trashë zërin e të thotë se PD-ja do t’i drejtohet popullit se çfarë do të bëjë me Parlamentin nëse miratohet Reforma në Drejtësi, kjo deklaratë, natyrisht, e bën atë të duket në pozita aspak serioze. Deklarata e tij është  kërcënuese, gjë që lë të kuptosh se PD-ja kërcënon për pazare, pasi në të vërtetë 91% e popullit do një Reformë në Drejtësi, që të shembë këtë sistem të kalbur deri në palcë.

Z. Basha kërcënon për djegije mandatesh, duke aluduar që më pas që era shkrumbit mund të ndjehet edhe në të gjithë Shqipërinë. Z. Bylykbashi kërcënon me popullin që do t’i sulet Parlamentit. Z. Berisha kërcënon me destabilizim të plotë. Në fakt këto kërcënime janë aq primitive se vetëm një gjë kupton se u ka mbetur ora në shekullin që lamë pas, pa kuptuar fare se kohët kanë ndryshuar dhe se gjuha e kërcënimit është mënyra më e shpifur e të bërit politikë. Në fakt nuk bëjnë dot asgjë. Absolutisht asgjë. Populli do që ky sistem i kalbur drejtësie të rrëzohet një orë e më parë. Dhe natyrisht atë nuk e mbajnë dot më në këmbë as kërcënimet e Berishës, as të Bashës, e lë më këto të Bylykbashit.

Next Post

Aurela Gaçe tregon festën për kombëtaren (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In