Në këtë shkresë me nr. protokolli 28186, sekretari Zeneli, i cili edhe vetë është edhe përfaqësues i LSI-së, i shkruan KQZ: “Emrat e këshilltarëve propozues sipas listës janë: Ermir Bega, Naim Halili, Genta Mezini. Sqarojmë se Lindita Veliasi është punonjëse në Bashkinë e Tiranës dhe ka konflikt interesi”.
Edhe në mbledhjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, i cili bën verifikimin e dokumentacionit, rezulton se një shqetësim i tillë nuk është ngritur as nga antari i propozuar nga LSI, Gëzim Veleshnja dhe as nga përfaqësuesi zyrtar i LSI në këtë institucion.
Mandej, KQZ në përgjigje të shkresës me datë 26 korrik 2017 dhe nr. protokolli 5280, i përgjigjet sekretarit Zeneli se në mbledhjen e po asaj date, pra 26 korrik, kanë vendosur plotësimin e vendeve vakante sipas listës dhe procedurës që përcakton Kodi Zgjedhor. Më poshtë faksimile e shkresës së dërguar në KQZ…