• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Paradoksi i Kukësit, qarku më i varfër, por me shkallën më të lartë të punësimit

by A R
05/09/2025 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Papunësia ka ardhur në ulje vitet e fundit, por brenda treguesve zyrtare shfaqen problematika të mëdha mes faktit se sa janë të punësuar realisht që marrin pagesa mujore dhe atyre që raportohen si të punësuar zyrtarisht.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në vitin 2024, qarku me shkallën më të lartë punësimit ishte Kukësi (70.9 %) dhe Gjirokastra (66.0 %), ndërsa qarqet me shkallë punësimi më të ulët janë Lezha (47.6 %) dhe Vlora (51.7 %).

Teksa Kukësi ka shkallën më të lartë punësimit, vjen në fund të renditjes nga 12 qarqet e tjera për shpenzimet mujore të familjeve. Në vitin 2023, një familje në Kukës shpenzonte 73 mijë e 225 lekë në muaj sipas INSTAT, niveli më i ulët në rang vendi dhe 20 për qind më pak se mesatarja kombëtare.

Duke verifikuar strukturën e punësimit në Kukës dominon dega e bujqësisë. Në këtë sektor janë të punësuar 72 për qind e totalit të të punësuarve, po kur vjen puna tek rendimenti Bujqësor, Kukësi kontribuon më pak se çdo qark në prodhimin bujqësor në të gjitha degët.

Pothuajse të gjithë të punësuarit që raportohen në bujqësi nuk kanë ta ardhura mujore, ofruesi më i madh i punësimit me pagë në këtë qark është shteti nëpërmjet administratës lokale, shkollave dhe shëndetësisë.

Në 6 qarqe të vendit, Kukës, Elbasan, Dibër, Berat dhe Korçë bujqësia kontribuon në më shumë se gjysmën e punësimit, teksa sektorët e tjerë të industrisë dhe shërbimeve zënë një peshë shumë të vogël.

Qarqet që në strukturën punësimit të tyre dominojnë industria dhe shërbime kanë nivel më të lartë jetesës.

Psh në qarkun e Tiranës vitin e kaluar shërbimet punësuan 63.8 % të totalit të punësuarve. 26,7 % e të punësuarve ishin në sektorin e industrisë dhe vetëm 9.4 % e tyre punonin në bujqësi.

Qarku i Durrësit ka rreth 31,9 % të të punësuarve të angazhuar në sektorin e e industrisë (duke shënuar qarkun me numrin më të madh të punonjësve në këtë sektor), 39.6 % në sektorin e shërbimeve dhe 28.5 % në sektorin e bujqësisë.

Në qarkun e Lezhës shërbimet ofrojnë 40.7 të punësimit total, në Vlorë 49.2% dhe Gjirokastër 34.8% punësuarve janë të angazhuar në sektorin e shërbimeve, një e katërta në sektorin e industrisë dhe pjesa tjetër që varion nga 30 në 40 % janë të angazhuar në sektorin e bujqësisë.

Bujqësia është kontribuesi kryesor në punë si me 36.7% të totalit më 2024 duke pësuar rënie të lehtë nga niveli 37.2% i vitit 2023./ Monitor.al

Next Post
Seanca parlamentare/ Opozita kërkon debat për inceneratorët, Tabaku: Kuvendi duhet të marrë përgjegjësinë

“Siguria ushqimore në pikën më të ulët” Tabaku reagon pas bllokimit të pjeshkëve në Kroaci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

March 18, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Rezoluta, dovleti dhe paratë e huaja

March 18, 2026
Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

March 18, 2026
Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, arrestohet 36-vjeçari

March 18, 2026
Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

March 18, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Konflikti agravon në përdorimin e thikës, plagoset 48-vjeçari, në pranga autori

March 18, 2026
Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

March 18, 2026
Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë!  Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë! Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

March 18, 2026
Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

March 18, 2026
Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In